Publikuar me : 08.10.2011 Ne :
Kronike - 57 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një 42-vjeçar nga fshatrat e Durrësit u arrestua pasditen e sotme pasi pak orë më parë kishte qëlluar me thikë kushëririn e tij. Burime nga drejtoria e policisë bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi në fshatin Arapaj, 7 km larg qytetit bregdetar.
Sipas burimeve, Besim Dule, 45 vjec, është qëlluar me thikë nga djali i xhaxhait të tij, 42-vjeçari Ismail Dule, tashmë i arrestuar.
Sipas burimeve nga policia dy kushërinjtë ishin të dehur ndërsa 45-vjeçari është plagosur pak minuta pasi ka shkuar në banesën e kushëririt të tij. Ndërkohë, policia po vazhdon hetimet lidhur me ngjarjen.