Publikuar me : 15.10.2011 Ne :
Kronike - 49 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
100 kg lëndë narkotike janë kapur nga policia e Durrësit mbrëmjen e së premtes, rreth orës 22:30, ndërsa në pranga ka përfunduar Ermir Skardileva, nga Tirana.
Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në pjesë të ndryshme të një autobusi dhe kishte si destinacion Italinë dhe për njëfarë kohe u bllokua edhe udhëtimi i tij.
Policia e Durrësit nuk ka dalë akoma në një deklaratë zyrtare në lidhje me rastin në fjalë, por burime pranë Policisë Kufitare konfirmuan për “Shekullin” sekuestrimin e lëndës narkotike dhe arrestimin e një personi të dytë, identiteti i të cili nuk është bërë i ditur. /
Mark Brunga