Publikuar me : 14.12.2011 Ne :
Kronike - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në orët e para të ditës së sotme në portin e Durrësit është sekuestruar një sasi e konsiderueshme marijuanë. Policia doganore pas kontrolli të ushtruar në një kamion ka arritur të zbulojë se në të fshihej një sasi prej 227 kg lëndë narkotike.
Drejtuesi i automjetit Besnik Yzeiraj, është arrestuar me akuzën e trafikimit të drogës.
Kjo sasi droge e cila nga 38-vjeçari synohej të trafikohej për në Itali është një ndër më të mëdhatë të sekuestruara ndonjëherë në portin e Durrësit.