Publikuar me : 04.12.2011 Ne :
Kronike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në qytetin e Durrësit pas një aksioni të policisë në orët e para të mëngjesit është bërë i mundur arrestimi i një personi për trafikim të lëndëve narkotike dhe është sekuestruar sasia e drogës që ai posedonte.
Sipas policisë operacioni u zhvillua në zonën e “Plepave” dhe është bërë i mundur ndalimi i një automjeti, ku pas kontrollit të bërë nga policia u gjet 5 kg lëndë narkotike, e llojit heroinë.
Policia bënë të ditur se shtetasi që posedonte drogën është Ludmir Kuqi, 27 vjeç. Makina, tip golf, në të cilën udhëtonte ky shtetas mban targat e Fierit, FR AA 308 AP.
Droga e gjetur në makinë ishte e ndarë në 8 pako. Policia ka arrestuar poseduesin e drogës dhe ka sekuestruar drogën në cilësinë e provës materiale.