Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Durres-Kukes, kostoja zyrtare nje miliard euro

Publikuar me : 14.10.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 62 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Emirjon Senja

Kostoja përfundimtare e rrugës Rrëshen-Kalimash ka qene gjithnjë shkak e debateve të shifrave kontradiktore midis qeverisë dhe opozitës. Nga ana e saj, qeveria këmbëngul se kostoja e rrugës nuk i ka kaluar të 1 miliardë euro që është përfolur deri më tani, ndërkohë që opozita shprehet për shumë më shumë shpenzime në këtë drejtim. Kostoja e kësaj rruge, por edhe praktika e ndjekur deri më tani nga Ministria e Transporteve në ndërtimin e rrugëve, e cila është bërë objekt i kontrolleve të shpeshta nga KLSH, ka qenë shkaku kryesor i thirrje në interpelancë të ministrit Sokoll Olldashi nga deputeti socialist Erjon Braçe.

Në fjalën e tij, Braçe iu referua të dhëna të marra nga Ministrisë së Financave, kontrolleve të KLSH-së, por edhe hetimeve të prokurorisë në lidhje me koston përfundimtare të rrugës Rrëshen-Kalimash bashkë me tunelin. Bazuar në këto të dhëna ai akuzoi drejtpërdrejtë si përgjegjës të dëmit financiar shkaktuar buxhetit të shtetit dhe rrjedhimisht taksapaguesve shqiptarë, kryeministrin Berisha, ish-ministrin e Transporteve Lulzim Basha, atë aktual Sokol Olldashi si dhe kreun e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve, Andi Toma.

Lidhur me koston e plotë të rrugës, Braçe shpjegoi se nga fillimi deri në përfundim të saj janë paguar 1 miliardë e 300 milionë dollarë, ku 100 milionë dollarë janë shlyer përgjatë këtij viti. Kjo pagesë sipas tij, ka përbërë pjesën më të madhe të fondit të parashikuar në MPPT për rrugët e reja. Kësaj shume i shtohet edhe kostoja e ndërtimit të rrugës nga Kalimashi në Morinë me vlerë 143 milionë dollarë. “Nga një korrespondencë me Ministrinë e Financave, deri në fund të dhjetorit 2010 rezulton të jenë paguar 1 miliardë e 200 milionë dollarë. Por, vetëm gjatë nëntë muajve të fundit janë paguar edhe 100 milionë dollarë të tjera, pra në total për këtë rrugë janë paguar 1 miliardë e 300 milionë dollarë. Paralel me këtë rrugë, është ndërtuar edhe ajo Kalimash-Kukës-Morinë. Mësohet se për këtë rrugë është paguar 143 milionë dollarë. Pra në total, për rrugën Rrëshen-Kalimash-Kukës-Morinë janë paguar 1 miliardë e 443 milionë dollarë”, – tha Braçe.

Në replikë me Braçen, Olldashi bëri një parashtrim nga e para të punimeve të zhvilluara në rrugë si dhe të kostos finale. Ndryshe nga deputeti socialist, Olldashi theksoi se vlera totale e projektit është 826 milionë euro dhe 280 milionë euro kishte kushtuar vetëm tuneli. Kësaj vlere i duhet shtuar edhe TVSH në masën 20 perqind duke bërë që totali të shkojë në një miliardë euro.

Më pas, Braçe iu referua edhe hetimit të Prokurorisë, sipas të cilës ishte kryer një shkelje prej 385 milionë euro. “Prokuroria kishte të drejtë, pasi kostoja që ne po paguajmë edhe sot dy vjet pas inaugurimit për këtë rrugë i vërteton këto shifra”, – vijoi ai. Olldashi nga ana tjetër i kërkoi Braçes që të dhënat që i konsideron si shkelje, duke iu referuar Kontrollit të Lartë të Shtetit, t’i dërgojë në Prokurori. “KLSH nuk është Prokurori. Nëse keni ndonjë gjë çojini ato në Prokurori”, – tha Olldashi. Por, Braçe kujtoi se si ishte ndaluar gjykimi i çështjes së rrugës Rrëshen-Kalimash disa vite më parë duke përmendur mos dërgimin në gjyq të dosjes së ish-ministrit Basha me arsyetimin e shkeljes së procedurave.

 

Kontrolli i Financave, si u rrit kostoja e ndërtimit të rrugëve

Debati midis Olldashit dhe Braçes ka vijuar më tej në lidhje me kostot e ndërtimit të rrugëve të vend. Duke iu referuar monitorimit të Ministrisë së Financave në Ministrinë e Tranporteve për aktivitetin e gjashtë muajve të parë të vitit 2009, Braçe paraqiti të dhëna, të cilat pasqyrojnë ndërtimin me kosto të lartë të rrugëve, jashtë çdo parashikimi. Madje, për shkak të kostos së madhe, mësohet se Ministria e Transporteve ka shpenzuar pjesën dërrmuese të buxhetit për ndërtimin e rrugëve përgjatë gjashtë mujorit të parë.

Në dokumentin e Ministrisë së Financave thuhet: “Shpenzimet për ndërtim rruge Tip A2 me katër korsi, për 6 mujorin janë realizuar në masën 93 perqind të planit vjetor, ndërsa nga ana sasiore janë realizuar 17 kilometra nga 34 kilometra të planifikuara si vjetor. Kosto mesatare faktike për njësi rezulton 1.5 miliardë lekë për km, kundrejt 826 milionë lekëve për km, planifikuar. Në këtë grup përfshihen kryesisht rrugë me katër korsi me gjerësi 20 metër si rruga Rrëshen-Kalimash (që zë pjesën më të madhe të realizimit të fondit dhe të sasisë së këtij grup produkti), rruga Kukës-Morinë dhe rruga Kalimash-Kukës. Në relacionin e paraqitur nga Ministria, nuk janë dhënë shpjegime lidhur me arsyet e tejkalimit të kostos për kilometër rrugë, për këtë program, si dhe për tejkalimin e shpenzimeve, që siç theksuam më lartë produktet nga ana sasiore janë realizuar në rreth 50 perqind të planit vjetor, ndërsa shpenzimet janë realizuar në masën 93 perqind të planit vjetor”.

Duke iu referuar këtij kontrolli, Braçe shtoi se për shkak të rritjes së kostos, punimet në rrugën Rrëshen-Kalimash vazhdojnë të likuidohen edhe sot, dy vjet pas inaugurimit të saj. “Për dy vite me radhë, vitin 2010 dhe vitin 2011, nga buxheti i ndarë për Ministrinë e Transportit për investime, janë paguar 11 miliardë lekë nga totali prej 15.6 miliardë lekë për ndërtim rrugësh; dhe 9.6 miliardë lekë nga totali prej 14.5 miliardë lekë për ndërtim rrugësh. Pra, në total për 20 muaj janë paguar 20.6 miliardë lekë apo mbi 200 milionë dollarë”,- tha ai.

Më pas, deputeti socialist u ndal në shifrën përfundimtare të punimeve të parashikuara nga qeveria në lidhje me rrugën Rrëshen-Kalimash, e cila ishte në vlerën e 419 milionë eurove. Në lidhje me këtë, Olldashi shpjegoi së bëhej fjalë për një parashikim i bërë nga ekzekutivi duke iu referuar gjatësisë së rrugës, eksperiencës së vendeve përreth, etj., dhe nuk bëhej fjalë për një projekt përfundimtar ku të përcaktohej edhe kostoja finale e rrugës. “Ka pasur parashikime të përafërta. Ajo shifra që ju i referoheni ka qenë shifra e synuar. Por vlera e vërtetë e projektit vjen pas një projekti të detajuar. Mos u kapni tek shifra që ka qenë parashikim. Nisur nga eksperienca e vendeve të tjera, gjatësia e rrugës dhe parametrat kemi syuar këtë vlerë. Por është projekti final që merre parasysh strukturën gjeologjike, rrethanat, etj., që më pas del në një kosto përfundimtare”, – tha Olldashi.

 

 

Projekti                                                                                                                      Vlera në lekë

Projekti Tenik i Rrugës Rrëshen-Kalimash                                                     682.4 mln lekë

Menaxhimi i projektit të rrugës Rrëshen-Kalimash                                      155 mlnd lekë

Supërvizimi i ndërtimit të të rrugës Rrëshën-Kalimash                 756.4 mln lekë

Ndërtimi i rrugës Rrëshën-Kalimash                                                                118 miliardë lekë

Projekti teknik i rrugës Kalimash-Kukës-Morinë                                           87 mln lekë

Supërvizimi ndërtimit të rrugës Klimash-Kukës-Morinë                              172.7 mln lekë

Ndërtimi i rrugës Klimash-Kukës-Morinë                                                        14 miliardë lekë

 

 

Tuneli u hap me urdhër të qeverisë, edhe pse rrezikohej shembja

Një tjetër çështje e prekur dje gjatë interpelancës ishte ajo e hapjes së tunelit të Thirrës në kushtet e mungesës së sigurisë në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 29 qershorit. Braçe ka zbardhur një korrespondencë të shkurtit të vitit 2009 midis kompanisë projektuese dhe asaj menaxhuese të projektit, ku e para i shpreh shqetësimin kësaj të fundit në lidhje me përshpejtimin e punimeve të tunel me qëllim hapjen e tij medoemos në fund të muajit qershor. “Në këtë moment, tuneli i Thirrës, nën justifikimin e varfër të një politike të hapjes së shpejtë, po merr një rrugë të keqe, fundi i së cilës është qartësisht i parashikuar duke shkuar drejt një shembje, drejt një keqfunksionimi dhe pamundësie për t’u hapur në kushte të sigurta…. Unë nuk dua të marr pjesë në një fatkeqësi të parashikuar.…Situata është shumë larg prej kushteve të pranueshme të sigurisë”, – citon Braçe kompaninë projektuese. Sipas korrespondencës, mësohet se kompania menaxhuese i ka dhënë të drejtë kompanisë projektuese, por në këtë moment ka hyrë në lojë Drejtori i Përgjithshëm i Rrugëve, Andi Toma duke këmbëngulur në përfundimin e punimeve brenda afateve të paracaktuara, të cilat ishin fundi i qershorit 2009. “Në emër të shtetit shqiptar, të Kryeministrit dhe Ministrit, ne kemi theksuar në mënyre të përsëritur rëndësinë e arritjes së objektivit të hapjes së tunelit të Thirrës brenda datës 30 qershor 2009”, – citon deputeti socialist, kreun e DPR-së. Në kushtet e një korrespondence të tillë, mësohet se tuneli është hapur me nxitim për qëllim elektorale ndërkohë që ka rrezikuar edhe jetën e mijëra kalimtarëve në të deri në momentin e shembjes.

 

Shekulli denoncoi në gusht abuzimet me rrugët

Abuzimet me ndërtimin e rrugëve kane qenë në mënyrë të vazhdueshme subjekt i shkrimeve të “Shekullit” për vite të tëra. Rasti më i fundit është ai i gushtit të këtij viti, ku duke iu referuar një raporti konfidencial të Kontrollit të Lartë të Shtetit pas një kontrolli të ushtruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve, gazeta ka zbardhur skemën se si abuzohet me rrugët dhe si rritet fiktivisht vlera e punimeve me qëllim rritjen e fitimeve për kompanitë e ndërtimit. Janë disa raste flagrante të denoncuara gjatë dy shkrimeve të botuara në javën e fundit të gushtit, ku mund të përmendet rritja ndryshimi i projektit të rrugës Plepa-Rrogozhinë me një kosto shtesë prej 370 milionë lekësh, apo rritja e volumeve të punimeve duke bërë që kompania të përfitojë rreth 56 milionë lekë me pa të drejtë.

Tipik ishte edhe tenderi me vlerë 17 milionë lekë, i fituar nga një kompani private për zhvendosjen një linje të tensionit të mesëm gjatë ndërtimit të rrugës së Arbrit. Në fakt, linja nuk kishte ekzistuar fare sipas KLSH-së, por kompania kishte bërë dokumentet sikur kishte kryer punimet dhe kishte përfituar abuzivisht shumën në fjalë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit