Publikuar me : 06.11.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Struktura kundër narkotikëve në Durrës bëri arrestimin në flagrancë të dy shtetasve Ismail Kabili, 56 vjeç, banues në Mafsheq Krujë dhe Nuri Ismail Kabili, 27 vjeç, banues në Krujë.
Babë e bir u arrestuan pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesat e tyre respektive, në fshatin Mafsheq dhe shtëpinë e marrë me qera në Krujë, iu gjet një sasi lënde me peshë totale 1,8 kg, e cila dyshohet si narkotike e llojit Kanabis Sativa.
Materialet proceduriale për veprën penale të prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës.