Publikuar me : 21.12.2011 Ne :
Kronike - 76 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pas një sherri banal mes tyre, ndërsa janë goditur me thika. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin bregdetar të Durrësit, pranë Pallatit të Sportit.
Nga të dhënat e para mësohet se dy të plagosurit, janë transportuar menjëherë për në spitalin e qytetit, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.
Menjëherë sapo është sinjalizuar për këtë akt, policia ka shkuar në vendgjarje ku ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në këtë sherr.