Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Durres, trageti perplas anijen tregtare, 1 te vdekur, 2 te mbijetuar e 7 te zhdukur

Publikuar me : 20.10.2011 Ne : Kronike - 35 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 (I përditësuar) - Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në detin Adriatik. Trageti i linjës Durrës-Bari  “Ankara”, i cili ishte nisur nga porti i Durrësit në drejtim të shtetit fqinj, ka përplasur një anije tregtare turke ” Reina 1″ , duke shkaktuar mbytjen e kësaj të fundit.

Anija tregtare, me një ekuipazh prej 10 shtetasish turq, ishte nisur nga Rusia në drejtim të  Malit të  Zi dhe është fundosur menjëherë pas përplasjes.

Bilanci i aksidentit është 1 të vdekur, 7 të zhdukur dhe 2 të mbijetuar. 

Pas marrjes së informacionit të kësaj ngjarjeje tragjike, në drejtim të vendit të ngjarjes janë nisur rreth 9 mjete të Flotës Detare Shqiptare, policisë kufitare  si dhe të Guardia di Financës, të cilat kanë filluar një operacion në shkallë të gjerë kërkim- shpëtimi.

Ndërkohë, është mbledhur Shtabi i Emergjencës nga Prefekti i Durrësit. Sipas prefektit Genc Alizoti, në traget ndodheshin rreth 196 pasagjerë, ndërsa në anijen e aksidentuar 10 marinarë nga të cilët 2 kanë arritur të mbijetojnë. Në intervistën e tij, Alizoti tha se janë marrë masa për të pritur të mbijetuarit dhe se trageti nuk ka pasur probleme përveç panikut të ndodhur pas ngjarjes tragjike.

Nga Kapiteneria e Portit është konfirmuar se deri në orët e para të mëngjesit janë gjetur 3 viktima nga pjestarët e ekuipazhit dhe se opearcioni i kërkim-shpëtimit po vazhdon, ndonëse në kushte të vështira pasi deti ka përkeqësim të dallgëzimit deri në 3 – 4 ballë, gjë që vështirëson situatën. Në një prononcim për “Shekullin”, Kapiteni i rangut të parë, Artur Mecollari, tha se ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në ujërat ndërkombëtare dhe theksoi se ngjarja ka ndodhur në ujrat ndërkombëtare dhe se të dyja anijet kanë qenë me flamur jo shqiptar.

Ndërkohë, rreth orës 06 të mëngjesit, 2 të mbijetuarit, kapiteni turk i anijes së mbytur, Ahmet Bau, dhe zv.kapiteni i anijes, Ahmet Sajcit, janë shtruar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Drejtori i këtij spitali tha se ata pas ekzaminimeve mjekësore rezulton se në gjendje te mirë shëndetësore, por të traumatizuar nga situatat e rënda që kanë kaluar.

Në spital menjëherë pas ndihmës së parë mjekësore, kapiteni i anijes së mbytur, Ahmet Bau, tha për “Shekullin” se ngjarja tragjike ka ndodhur shumë shpejt kur personeli ndodhej në gjumë.

Krahas operacionit të kërkim-shpëtimit, për ngjarjen kanë nisur hetimet nga një grup specialistësh të Flotës Shqiptare, ndërsa rreth orës 11:30 tragetit të linjës Durrës-Bari i është dhënë leja të vazhdojë udhëtimin drejt Italisë.

Mosgjetja e asnjë shenje për persona të mbijetuar ka bërë që kërkimet nga uji dhe ajri të ndërpriten rreth mesditës. Mendohet që 7 personat që rezultojnë të zhdukur të ndodhen në anijen e fundosur.

Nga Durrësi,  Mark Brunga

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Pezullohet licensa e “Kristal-it”

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 99 here.
Pezullohet licensa e “Kristal-it”Renzo Bossi Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrisë së Arsimit ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të licensës së universitetit privat “Kristal”. Në vendim thuhet se licensa hiqet për një periudhë 1-vjeçare. Një vendim i tillë vjen pas nisjes së hetimeve nga prokuroria për shkak të publikimit nga drejtësia italiane të fakteve se djali i Umberto Bosit kishte marrë diplomë në këtë universitet pa e frekuentuar. Këshilli i Ministrave...Lexo te gjithe artikullin »


» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit
» Tentoi te vidhte me arme, vihet ne pranga
» Itali, arrestohet shqiptari, pjesetar i nje bande droge
» Durres, vodhi 1.6 milione leke, arrestohet
» Tragjedia e Himares, dy te plagosurat ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura qe jane ne koma do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen neser ne Austri
» Tragjedia e Himares, dy te plagosura do dergohen ne Austri
» Qeveria pezullon per nje vit licensen e “Kristal-it”

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit