Publikuar me : 27.12.2011 Ne :
Kronike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Vetëplagoset aksidentalisht, teksa kishte dalë për gjueti. Kjo ngjarje ka ndodhur orët e para të ditës së martë, në qytetin bregdetar të Durrësit.
Sipas burimeve të uniformave blu, mësohet se shtetasi A. Kokomani është vetëplagosur teksa kishte shkuar për gjueti.
30-vjeçari është transportuar menjëherë për në spitalin rajonal të Durrësit, për të marrë ndihmën e specilizuar të bluzave të bardha.
Sipas tyre, gjëndja e të plagosurit është jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes ndërsa kanë nisur hetimet për një vetëplagosje nga pakujdesia.