Publikuar me : 08.12.2011 Ne :
Kronike - 64 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në orët e para të mëngjesit është gjetur një kufomë në qytetin e Durrësit. Sipas informacioneve të para nga policia bëhet e ditur se i vdekuri është i gjinisë mashkull, por ende nuk është bërë i mundur identifikimi i tij.
Trupi pa jetë është zbuluar nga peshkatarët rreth 300 metra larg zonës së njohur Porto Romano, të Durrësit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës.
Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve që zbulohet një trup i vdekur në brigjet e detit në Durrës.