Njehere per rolin e pushtetit ne jeten e individit qe jeton ne Tirane dhe njehere per aksionin aspak qytetar per te shpetuar ate natyre qe i ka mbetur kryeqytetit shqiptar. Te dyja subjekte qe grupi Albartist i drejtuar nga Gentjan Bejko regjisor, i ka trajtuar ne dy filma ne gjinine mockumentary. Te dy konkurruan ne mars ne Festivalin e Filmit Nderkombetar ne Majami, ne seksionin e filmit 48 oresh. Bejko ishte i vetmi nga ekipi qe udhetoi per atje.
Filmi i pare, Çifti i perkryer ishte shpallur ne qershor 2010 me i miri ne Tirana-48 Hour Film Project 2010 dhe fitoi te drejten per ne Best 48 hour Film of the Year 2010 duke perfaqesuar Shqiperine dhe Tiranen ne kete konkurs nderkombetar ne Los Anxhelos, ku jepet cmimi i larte Filmapalooza.
Çifti i perkryer, sic thote Genti, eshte ne fakt cift i kalbur, cifti tipik i pushtetareve te rinj, zengjineve te rinj. Nje analogji me kalbezimin e familjes reale. Realisht jane cifti me pleher i Tiranes. Ndersa me filmin e dyte, i realizuar me bashkeregjisor Bledar Linzen, serish mbi skenarin e Koloreto Cukalit, Bejko dhe grupi i tij Albartist konkurruan ne 48 Go Green, forma on line e festivalit.
Asnje pretendim per cmim nga grupi shqiptar, i perbere nga Bejko, Cukali, Linza, operatori Altin Ago, aktoret Xheni Hallulli, Salsano Rrapi, Julian Deda. Pothuajse te gjitha cmimet per te gjitha kategorite filmike u ndane mes Londres, Los Anxhelesit dhe ndonje cmim per filmin qe vinte nga Roma.
Ne biseden me Gentjan Bejkon kjo pervoje te rinjsh eshte pare brenda nje historie ku duhej te funksionin normalisht ne nje rrjet sistemi edukimi, arti, tregu e qe sot per sot, krijojne nje konfiguracion te shfytyruar. Nje perpjekje per te kuptuar ku shkojne keta rinj dhe si e mendojne komunikimin me boten.
Çifti i perkryer e beri rrugen e vet, me gjithe pengesat dhe pa shperblimin qe pritej nga Qendra e Kinematografise.
Per kete festival nga njera ane ka pasur skepticizem, paragjykim, nga ana tjeter nuk ka qene krejt problem i Qendres se Kinematografise qe nuk e financoi. Qendra ka zbatuar rregulloren. Problemi eshte te krijosh bashkepunimin.
Si shkoi pjesemarrja ne Festivalin e Majamit?
Nga ekipi shkova vetem une, per shkak te kostos se larte. I mesuar qe nuk te ndihmon kush, shkova me shpenzimet e mia. Arrita ta shoh gjithe prodhim filmik 48 oresh te prodhuar nga 120 kryeqytete te botes gjate vitit 2010. Nga vende afer nesh, merrte pjese Greqia dhe Italia e cila nuk doli pa cmim. Shume pjesemarrje te rinjsh nga shkollat e filmit. Me rezultoi njeri film me i bukur se tjetri, filma cudira, stafe te miroganizuara.
Çfare cudish?
Qe lidhen me gjetjet regjisoriale te cilat per nje film ne 7 minuta jane me te rendesishme se menyra e realizmit. Gjithcka e bere me force vullnetare. Specifika e festivalit eshte qe nxite nje film ne skuader, me te rinj.
Ti tregon dicka qe mund ta tregosh ne shtate minuta. Nga vitet e studimeve mban mend punen me nje etyd, keshillen qe te mos japesh nje teme universale, por te perpiqesh te japesh detaje te jetes te cilat percjellin nje ide.
Sa e ngacmon imagjinaten kjo supershpejtesi dhe lloji i teknologjise qe perdoret ne nje film si ky?
Shume. I sherben praktikes se kushteve ne pak kohe. Vertet qe elektronika eshte mbreti dhe automatikisht eshte i perjashtuar xhirimi me film. Pashe krijime qe jane realizuar me Canon, xhirime ne HD qe ne ekran shprehin nje cilesi kinemaje qe shikuesi e ka te veshtire te beje dallimin pelikule apo elektronike.
Mund ta quash kinema?
Ne ate 7 minuta film qe nxjerr brenda 48 oreve, nuk mund te besh cfare te duash. Pasi te jane dhene te gjitha direktivat per te bere filmin, ti me short zgjedh zhanrin qe mund te jete western, filmi i zi, mockumentary, komedi. Festivali percakton disa elemente te tjera nje batute e cila duhet te jete ne film, emrin e personazhit, gjinine, profesionin, nje objekt i cili duhet te jete ne film.
Kaq shume percaktime dhe porosi te jashtme, e sa mundesi ke te krijosh gjene tende, filmin tend?
Kjo eshte e bukura e kesaj historie, qe brenda 48 oresh me keto parametra te mbledhesh stafin, te shkruhet skenari, te gjesh aktoret e jo idete e tua ne sirtar.
Brenda festivalit te madh konkurruat edhe per 48 oreshin on line.
48 Go Green me dha mundesine qe brenda temes Shpetoni planetin per mbrojtjen e mjedisit nga ndotja dhe shkaterrimi i njeriut, xhiruam ne janar nje film serish mbi Tiranen. Me bashkeregjisorin Bledar Linza dhe skenaristin Koloreto Cukali treguam nepermjet nje gazetari jeten e tri personave ne Tirane. Jane tri individe te cilet bejne tri gjera te ndryshme, per interesat e tyre personale, pa e kuptuar qe ne njefare menyre po ndihmojne per shpetimin e planetit. Te gjithe arrijne te bejne nje sherbim. Eshte edhe satire kjo situate.
Ne krahasim me Çiftin e perkryer filmi i dyte eshte xhiruar ne HD. Dhe si cilesi eshte me i mire. Por jane filma ku mendimi eshte i perqendruar.
Ne Shqiperi po behet nje kinema qe nuk i sherben as nje konsumi te brendshem dhe as ti flase nje publiku pa u paraqitur si ekzotike. Ne kete menyre filmi shqiptar flet me nje gjuhe jashte kohe. Ti si e sheh?
Eshte prodhuar deri tani nje kinema jo vetem skematike, por me nje tendence per te qene larg shqiptarit, per te trajtuar shume probleme njekohesisht. Eshte krijuar nje kinema edhe me tendencen per te imituar njefare realizmi magjik, neorealizmi, nje maniere felineske, tendence drejt nje kinemaje qe i ka qendruar epokes se vet e qe e ka mbyllur tashme ciklin.
Deri tani ti je perpjekur te gjesh veten, te jetosh, ti pergjigjesh nje tregu kryesisht prej televizionit.
Nje treg qe mund te jetosh eshte tregu i televizioneve. Ky eshte me i fuqishem se cdo treg tjeter. Me pelqejne eksperimentet. Kam studiuar regji teatri dhe eksperienca e vetme filmike ka qene si asistent regjisor ne Letra ere i Edmond Budines. Pastaj regjia televizive me serialin Radio-Radio, emisionet sporadike ne TV. Me Film 48 oresh, nisi si loje dhe perfundon qe ke bere nje film i cili mbetet i yti dhe i stafit qe ke punuar.
Megjithate, tani po punoj per nje skenar per film te gjate.
Te ndihmon TV, po edhe te demton.
Jam munduar ti ruhem ketij lloj demtimi, te kem lirine time, edhe kur kam qene aktor te bej shfaqje te miat ne teater. Me Radio-Radio po ashtu qe ishte angazhim shume i madh. Ndersa tani ne rolin e regjisorit te Apartamentit ti duhet te jesh per te gjithe. Eshte nje pune ku improvizimi eshte baza, ku ti njeh vetem gjysmen e shfaqjes e mbasi eshte regjistruar gjithcka, ke vetem mundesine e montazhit. Jemi perpjekur per ta mbajtur disi te paster gjuhen e Apartamentit meqe audienca eshte e re.
Personalisht, mundohem ti ruhem atij momenti kur koka te merr ere, qe do te thote te besh artistin kudo qe shkon. Marr kenaqesi nga puna qe bej, verej si reagon publiku. Eshte nje kompleksitet kjo levizje ne TV. Eshte me rendesi te mos e humbesh nuhatjen, intuiten. Nese nje gje te pelqen, nuk ka te keqe qe ta besh.
Duket sikur emisionet televizive, argetuese apo gjysme te tilla, perafersisht besojne qe publiku pelqen gjithcka qe ato japin. Por sa takohen palet mes tyre?
I gjithe problemi eshte te gjesh ekuilibrin midis asaj qe do te japesh ti si autor dhe asaj qe do te pertype publiku. Mund te flase per fushen e humorit, meqe hyj tek ata njerez qe e kane provuar ne kurriz cdo te thote ta besh publikun te buzeqeshe e cdo te thote ta gajasesh. Te besh dallime te kesaj natyre, te ndihmon qe te kuptosh se cfare do publiku realisht.
Po shkruan nje skenar, cfare ia vlen te tregosh?
Nje rrefim per veten. Analiza me e mire per mjedisin ku jeton nis nga vetja, sepse duke zbuluar veten, ke mundesi te shkosh pertej saj. Po shkruaj per nje karakter qe e kemi gjithmone ne mehalle.
Domethene ne nje te ardhme do te hysh ne klimen ku shteti financon, dhe te pretendosh te krijosh i lire?
Personalisht e kam pasur shpeshhere te veshtire sepse i refuzoj klanet. Sa per klimen e kinemase ne Shqiperi, duke qene se filmat realizohen ne bashkeprodhim, veren se si regjisoret tane detyrohen te integrojne nje francez ne film nese eshte nje bashkeprodhim me Francen, nje gjerman nese eshte bashkeprodhim me Gjermanine e keshtu me radhe. Nga nje ane kjo eshte normale, por jemi shume larg asaj qe filmat tane te jene shprehje e lirise se plote te krijuesit. Qe te realizosh nje film te mire, nuk behet me ndihma vullnetare, sic mund te besh nje film ne 48 ore.
Genti, ti edhe disa te tjere te kursit tend te drames qe u diplomuan ne vitin 2000, kane bere nje rruge te gjate. Jeni perpelitur, keni dhjete vjet qe perpiqeni te kapeni diku, te krijoni nje identitet tuajin. Çfare ka dhe nuk ka funksionuar ne marredheniet e Akademise, tregut dhe gjithe infrasktruktures kulturore qe ka ky mjedisi yne?
Frika ime ka qene qysh ne fillim te Akademise. Me kujtohen fjalet e aktorit Ndricim Xhepa qe me paralajmeronte per kete dite, kur do te perballesha me shkollen e vertete, shkolla e jetes. Une nisa te punoj dikur me nje shfaqje si Herkuli dhe e mendova si dicka qe te funksionoje edhe per tregun. Ishte pikenisje edhe per te kuptuar se si funksionon publiku.
Kam pasur shpeshhere kritika nga kolege te mite qe me sugjerojne te mos merrem vetem me komedine. Mua kjo me pelqen. Kam provuar te inskenoj edhe drame, por jam i joshur nga komedia komedi me nje ide brenda, qe te godase gjithmone nje fenomen.
Filmapalooza 2011
Frymezim, edukim, njohje e njeri-tjetrit dhe kenaqesi. Mbi kete filozofi eshte krijuar 48 Hour Film Project, brenda Festivalit Nderkombetar te Filmit ne Majami i zhvilluar me me 10-13 Mars 2011. Per here te pare mori pjese edhe nje film 7 minuta nga Shqiperia. Filmapalooza quhet finalja e festivalit per 48 Hour Film Project i vitit 2010.
Ne Festivalin e Kanes, me 16-17 maj, do te kete dy shfaqje te filmave fitues nga 48 Hour Films, ne kendin e Filmit te Shkurter. Disa nga fituesit e ketij edicioni jane Africa, Casting Call, Charlie, the Man who Brought Back the Sea, Collecting Hope, Dream, The Fatal Heir, A Good Day to Die, Pray, You Shall Knoe No Grief etj. Bashke me ta jane edhe pese finalistet e seksionit 48 Go Green.
Fituesit u shpallen me 12 mars ne Tower Theater ne Majami. Filmi me i mire u shpall The Girl Is Mime nga Far From Home i Londres (me vlere 3000 dollare), ky film mori disa cmime, per regjine, kameren.
Ne vjeshte 2011, Tirana do tiu bashkohet serish kryeqyteteve te botes ne prodhimin e filmave per te rinjte ne 48 ore. Robert Aliaj producent i 48HFP per Tiranen vazhdon te mbaje ne kembe aktivitetin me gjithe veshtiresite e edicionit te pare. Me qellimin per te angazhuar te rinjte ne nje pune me pasion, pa para e per te percjelle problematikat shqiptare qe sido qe te jete promovojne Tiranen vete.
Dy filmat qe ka prodhuar grupi Albartist shfaqen per publikun ne ditet e festivalit te dyte te filmit 48-oresh.