Publikuar me : 24.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 50 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
Roma dhe Krishti
Roma e lashtë e vari Krishtin,
pa ligje dhe pa gjyq
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vari në një kryq
Roma e lashtë e vari Krishtin,
po Krishti prapë u ngjall
Roma e lashtë e vari Krishtin,
dhe Roma u bë djall
Roma e lashtë e vari Krishtin,
e vrau barbarisht
gjithë jetën do rëndojë mbi Romën
vdekja e zotit Krisht
Roma e lashtë e vari Krishtin,
nga kjo dot s’flinte gjumë
Romakishfrikë nga Jezu Krishti,
ndaj ngriti kisha shumë
Roma e lashtë e vari Krishtin,
ja mori krejt firomën,
kur të rishfaqet zoti Krisht
s’ka pse ta fali Romën.
*****
Darka e fundit
Natën kur po tradhëtohej,
Krishti mori bukë nga sofra,
i harruar tek mendohej,
e ndau në disa copa
U tha miqve mallëngjyer:
“Ky është trupi im i thyer
po ju hani pa ngurim
në kujtim të trupit tim”
Më pas mori një kupë verë,
dhe vazhdoi me plot trishtim:
“Kupë e pijes kësaj here
mbushur është me gjakun tim”
Kushdo hajë nga kjo bukë,
nga kjo verë kush do pijë,
do shpalli vdekjen e Zotit
gjersa prapë Zoti të vijë
Poju pini pa ngurim,
në kujtim të gjakut tim!