Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Dyshimet e nenes shqiptare: Mateon mund ta kene shitur

Publikuar me : 19.11.2008 Ne : Ceshtje Misterioze - 729 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip

Vogelushi 13 muajsh,
Mateo Dullia, nuk dihet
nese eshte gjalle apo
ka vdekur. Nena e tij,
Albana Dullia, ka shume frike se
femija i saj, ne rastin me te mire
eshte shitur nga grupe mafiozesh
dhe ne rastin me te keq, mund te
mos jetoje me. Dyshimet e trishta
i hedh mamaja e vogelushit. Ne
nje interviste ekskluzive, dhene
dje per agjencine e lajmeve NOA,
29-vjeçarja Albana Dullia, tregon
gjithçka per ngjarjen qe i ka ndryshuar
jeten, per 72 ditet plot
ankth qe po perjeton, pas zhdukjes
te djalit te saj, qe me date 7
shtator kur humbi, ishte vetem
njembedhjete muajsh.
Albana, duke shprehur keqardhjen
per humbjen e vogelushit
tuaj, ne bashkohemi me dhimbjen
dhe perpjekjet tuaja per
gjetjen e tij. A mund te kujtoni
cilat ishin raportet tuaja me
autorin e dyshuar te rrembimit,
Hasan Kerim.
Pike se pari, ai nuk eshte i
dyshuari, por autori i vertete
i rrembimit. Personi ne fjale
kishte krijuar njohje me mua, e
cila arriti deri ne nje bashkejetese,
ku toleranca ime dhe deshira
per ta ndihmuar u shfrytezuan
shume keq. Une e kam njohur
kete person rreth tre vjet me
pare ketu ne Athine. Jetoj ketu
me familjen time, nenen, vellain
dhe pjesetare te tjere. Nje
mbremje ne shkuam ne nje
lokal ku kishte muzike orientale.
Atje jam njohur me kengetarin,
i cili ishte Hasan Kerim. Ky
person ishte nje emigrant nga
Siria, qe siç mesova me vone,
ishte pa dokumente ne Greqi.
Ne u njohem bashke dhe ndjeva
nje deshire te brendshme per
ta ndihmuar ate. Ai ishte pa
shtepi dhe shpejt mbeti dhe pa
pune, ndersa une ne nje gjendje
normale, me shtepi e familje.
Vendosa te marr nje shtepi me
qira, ne emrin tim, sepse ai nuk
mund te merrte banese pasi
ishte klandestin dhe nisem te
jetojme se bashku.
Gjate kesaj periudhe, ai punonte?
Jo. Une, bashke me nenen
time kam nje dyqan me aksesore
rrobash dhe ne me te shumten e
kohes ai rrinte me ne. Kjo zgjati
per me pak se nje vit dhe raporti
mes nesh ishte normal. Pikerisht
kur une mbeta shtatzene, ndryshoi
gjithçka.
Çfare ndodhi?
Ishte e tmerrshme. Ai nisi te
me konsideronte si token e tij,
karakteri i ndryshoi teresisht, u
be i vrazhde, femijen refuzonte
ta mbanim. Kembenguli shume
here qe femijen ta abortoja,
arriti deri atje sa te me thoshte,
nuk e dua, nuk eshte imi etj. Une
refuzova me bindje qe ta deshtoja
femijen tim te pare. Ishte nje
dhurate nga Zoti dhe duhet ta
nxirrja ne jete. Por ai u be edhe
me i keq dhe ndersa isha ne muajt
e pare te shtatzenise, u zhduk
nga shtepia. Qe atehere nuk ishte
bere me i gjalle.
Kur u rishfaq Hasan Kerim?
Kur ai u zhduk, jeta ime ndryshoi
dhe une isha e qete. Pata
nje shtatzeni normale dhe solla
ne jete djalin tim, krijesen e pare,
qe mori emrin Mateo. Se bashku
me familjen time kemi bere gjithçka
qe djalit te mos i mungoje
kurrgje dhe te rritet normalisht.
Ishte data 7 shtator, pra para
72 ditesh, kur ndodhi ajo qe me
shkaterroi jeten. Une gjendesha
ne shtepi dhe u bera prè e nje
kurthi ne te cilin rashe, serish
nga zemergjeresia, mirebesimi
im. Pra, ndodhesha ne shtepi me
djalin tim Mateon, qe ende nuk
i kishte mbushur njembedhjete
muaj. Befas shfaqet personi ne
fjale, qe nuk dua t‘ia permend
emrin. Kishte nje pamje dhe
sjellje krejt te ndryshme. Por nuk
e kuptova qe ishte vetem pjese
e planit. Ai nisi te pergjerohej
se kishte ndryshuar, se donte
qe te rikthehej dhe se donte te
ishim nje familje. Nuk mund ta
besoja, ndaj i thashe se kjo gje
nuk behej. Atehere perdori nje
variant tjeter. Ne rregull me tha,
dalim nga ketu, bejme nje xhiro
qe t‘i blej nje dhurate femijes
tim, kaq te drejte e kam me tha.
Megjithese me hezitim te forte,
pranova, duke besuar per nje
çast se ai vertet ishte i permalluar
per femijen qe nuk e kishte pare
kurre. U genjeva. Mora femijen
ne krahe dhe dolem nga shtepia
ketu ne Kukaki ku jetoj dhe perballe
ne trotuar nisem te ecnim.
Ndersa ecnim, me thote: Ma jep
femijen te shkojme ne periptero
(kioske) t‘i blej biskota. I them jo
se ka ngrene dhe i blej biskota
te posaçme per bebe. Ndersa
ecnim dhe pak metra, serish me
thote, ne rregull me ler ta mbaj
pak ne krahe, vetem pak metra.
Ai çast ishte fatal per mua sepse
pranova ne heshtje. Ketu ndodhi
e tmerrshmja. Ai e mori Mateon
nga kraharori im dhe e mbajti ne
krahe, duke ecur pak me perpara,
ndersa femija ishte nga une.
Kishin kaluar vetem pak metra
kur po afrohej nje kryqezim, ne
te cilin vijon nje rruge tejet e gjate.
Ai befas vrapoi me shpejtesi,
duke i kthyer koken djalit qe te
mos me shihte dhe zhduket sa
hap e mbyll syte, megjithese une
me kot renda duke vrapuar.
Kur ndodhi kjo, ju a pate
te kishte ndonje person tjeter
perreth?
Ajo qe degjova ishte nje zhurme
motori, qe me ben te besoj
se ai po ndihmohej nga persona
te tjere, sepse u zhduk shume
shpejt.
Çfare bete pas kesaj?
Kam uleritur me te madhe.
Nuk arrija ta besoja. Aty u mblodhen
shume njerez, lajmerova
dhe policine.
Ju ka ndihmuar policia
greke?
Jashte mase. Ata kane punuar
shume dhe me ç‘me thone,
vazhdojne te punojne, por gjithsesi
djali im nuk eshte gjetur dhe
une nuk e di nese ai eshte gjalle
apo jo.
A keni ju dyshime per fatin e
djalit tuaj?
Mateo lindi pa baba. Ai e
braktisi dhe nuk ishte kurre aty,
per asgje. Une jam e qarte. Ky
person u rishfaq me nje qellim te
caktuar: per te rrembyer femijen
tim, vetem per qellime te keqija.
Kam shume frike se ai person
eshte zhytur ne krim. Kemi dyshime
te forta se djali mund te jete
shitur, dyshoj te lidhja e tij me
nje grup mafiozesh qe merren
me trafikim te bebeve dhe kam
shume frike nese im bir jeton
me apo jo.
A ka dyshime gjithsesi se femija
mund te kete perfunduar
ne Siri?
Policia e ka hedhur si dyshim
edhe kete mundesi. Kjo per
faktin se ai person nuk kishte
asnje leje qendrimi, pa pune, pa
shtepi. Sigurisht qe mund te jete
larguar, me apo pa femijen tim,
per ne Siri.
Sensibilizimi ne mediat greke
ka qene, madje vazhdon te jete i
madh. A keni pasur ju kontakte
me ta dhe a jua kane shtrire
doren per ndihme?
Jo. Kontakte kam dashur te
kem, por nuk me eshte ofruar
ndihme. Ne te vertete kam dashur
shume, por shteti im, nuk ka denjuar
qofte dhe duke me mbeshtetur
emocionalisht dhe pse jo, te
kerkoje nxitje te perpjekjeve per
te mesuar fatin e djalit tim. Ne te
kundert, jam mbeshtetur shume
psikologjikisht nga "To hamogjelo
tu pedhiu" (Buzeqeshja e
femijes), nje qender per rastet e
femijeve te humbur.
Po me ambasaden e Greqise
ne Siri a keni pasur kontakte?
Po. Ne jemi lidhur me ta dhe
kane deklaruar se po bejne perpjekje
per te zbuluar diçka, por
deri tani nuk na kane dhene asnje
informacion.
Cili eshte apeli qe do te donit
te drejtonit?
Kam nje thirrje te forte per te
gjithe ata njerez qe mund te dine
diçka per fatin e Mateos tim. I
lutem te me ndihmojne, duke treguar
çdo gje qe mund te dine per
te. U drejtohem veçanerisht atyre
personave qe e njihnin dhe kishin
shoqeri me ate person qe kur une
u kam kerkuar te me tregojne ku
u zhduk, pasi rrembeu femijen,
kane ngurruar duke mbledhur
buzet. Por i bej nje apel shtetit tim
qe te jete prezent ne kete ngjarje.
Shteti im nuk gjendet asgjekund,
ndaj dua qe te me ndihmoje ne
kete tmerr qe na ka kapluar ketu
ne kurbet.

 



 


Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shperthim ne Uzinen e Poliçanit, vdes punetorja, plagoset nje tjeter

Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine : Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere. Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »


» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit