|
Dyshimet, gruaja *fsheh* te verteten
Publikuar me : 24.11.2008 Ne :
Ceshtje Misterioze - 690 Lexime. Origjina : Gazeta Shqip
Çelesi i zgjidhjes se çeshtjes
se Ismet Kryeziun per po
licine mbetet gruaja e tij,
Anila Leli. Policia dyshon se
ajo nuk ka treguar gjithçka di, kur
ka denoncuar largimin e tij. Kjo ka
te beje me borxhin qe aktivisti kosovar
kishte marre nga biznesmeni
Samet Arifi. Kete borxh,
gazetarja Leli e ka mohuar ne
menyre kategorike, kur eshte marre
ne pyetje nga policia, nderkohe
qe kane dale fakte te reja, se ajo ka
qene ne dijeni te kesaj çeshtjeje.
Por, ende mbetet mister zhdukja
e Kryeziut, i cili ka hyre ne diten e
nente te zhdukjes dhe nuk ka asnje
gjurme per te.
Grupi hetimor ka bere te ditur
se çeshtja e tij po veshtiresohet
nga dita ne dite per t‘u zbardhur.
Sipas specialisteve te policise, kjo
çeshtje mund te mbyllet pa autor,
pasi nuk ka asnje shenje per fatin
e Ismet Kryeziut. Megjithate, policia
ka ngritur dyshimet se bashkeshortja
e tij, Anila Leli, di me
shume gjera sesa ka rrefyer per
uniformat blu. Burimet policore
thane per "Shqip" se, pavaresisht
se e vleresojne gjendjen e renduar
te Lelit, ata do te kerkojne me
shume informacion prej saj ne nje
seance pyetjesh. Nga te dhenat e
deritanishme, gazetarja ka rrefyer
se nuk eshte ne dijeni te asnje
borxhi te marre nga bashkeshorti
i saj, duke e mohuar ne menyre
kategorike, zhdukjen e tij per motive
borxhesh. E pyetur, edhe nga
mediat, Anila Leli eshte shprehur
se burri i saj nuk kishte borxhe.
Por, nje gje te tille e ka kundershtuar
biznesmeni kosovar, Samet
Arifi, i cili eshte treguar i gatshem
per t‘u marre ne pyetje edhe nga
policia. Keshtu, hetuesit tane kane
kerkuar ndihme nga policia kosovare
per te bere nje seance pyetjesh
me kete person, por ende
nuk kane marre pergjigje. Ndersa
ne ditet ne vijim, nisur nga faktet
e mbledhura, pritet qe Leli te thirret
per te deshmuar mbi kete
çeshtje, pasi grupi hetimor dyshon
se ajo "fsheh" fakte, qe lidhen
drejtperdrejt me zhdukjen e Kryeziut.
Gjate dites se djeshme, eshte
kryer nje analize e informacioneve
te mbledhura deri tani si
dhe eshte kerkuar edhe njehere
informacion te te gjithe pikat
kufitare mbi kete çeshtje. Gjithashtu,
dosja e tij po rishikohet
edhe nga sektori i Antiterrorit, per
faktin se per nje kohe relativisht
te gjate Kryeziu eshte mbajtur
nen vezhgim per çeshtjen e tre
iranianeve, te cilet nuk jane lejuar
te vizitojne Shqiperine, ne kohen
kur ai kishte dale garant per
ardhjen e tyre. Megjithate, dyshimet
e policise jane shtuar
shume ne pisten hetimore se zhdukja
e aktivistit kosovar per
çeshtjet kombetare ka lidhje me
borxhin e marre, i cili arrin nje
vlere prej 40 mije euro. Per kete
borxh kane qene ne dijeni edhe
persona te tjere, si Dritan Goxhaj,
qe eshte thirrur ne polici bashke
me persona te tjere. Madje, Goxhaj
ka vertetuar ne polici se kishte
nderhyre te biznesmeni kosovar,
me qellim shtyrjen e afatit per
shlyerjen e huas se marre nga Kryeziu.
Nga te dhenat hetimore, kjo
bisede eshte realizuar rreth dy
muaj me pare dhe pikerisht kaq ka
qene afati i shtyrjes. Keto fakte sjellin
per policine edhe dyshimet se
Kryeziu eshte larguar me deshire
per t‘iu shmangur shlyerjes se
detyrimit, deri ne kohen qe te siguroje
parate. Sot jane mbushur
nente dite nga "humbja pa gjurme"
e tij. Pikerisht me 15 nentor,
rreth ores 18:00 te se shtunes, ai u
largua nga banesa, me justifikimin
per te takuar dy miq dhe nuk u
kthye me. E shoqja denoncoi
largimin e tij mengjesin tjeter.
Komente
Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull. Shkruaje ti i pari nje koment ! |
Publikuar me : 06.01.2009 Ne kategorine :
Ceshtje Misterioze - Lexuar : 671 here.
Polican- Nje punonjese e uzines se cmontimit te armeve ne Polican ka gjetur vdekjen pas shperthimit te nje predhe brenda territorit te uzines. Sipas te dhenave te para te policise punonjesja ka qene duke u ngrohur ne nje zjarr te ndezur aty prane, se bashku me punetore te tjere.
Predha ndodhej ne vendin ku ishte ndezur zjarri dhe ka shperthyer menjehere pas kontaktit me flaken. Per pasoja gruaja, nje 43-vjecare, S.K ka mbetur e vdekur ne vend, pasi mesohet se shperthimi ka qene shume i...Lexo te gjithe artikullin »
|
» Zhduket 20-vjecarja ne Elbasan, familja denoncon ne polici
» Zhduket familja e Ilir Kumbaros ne Shqiperi
» Deshmia e fundit e Gazidedes per zhdukjen e Remzi Hoxhes
» Rubik, gjendet i mbytur ne lume 56-vjecari
» Zhduket telefonata qe e nxori Kryeziun nga shtepia
» Kryeziu, nen vezhgim per tre iraniane ‘non grata‘
» Mirdite, gjendet i vrare me cifte 62-vjecari
» *Kryeziu*,zbardhet borxhi 40 mije euro
» Zhdukja e Kryeziut, *dosje* spiunazhi
» Zhduket ne Tirane miku i Remzi Hoxhes
Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :
|
|
|