Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Edhe ne Shqiperi qender e rrjetit aziatik per bastet?!

Publikuar me : 21.12.2011 Ne : Sport - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Në Itali vazhdojnë hetimet intensive për zbardhjen e skandalit më të fundit të basteve të paligjshme në futboll, ku 17 persona përfunduan në pranga, mes të cilëve edhe ishlojtarë të njohur të botës së futbollit, madje që kanë luajtur edhe për kombëtaren axurre, siç është Cristiano Doni. Skandali, i cilësuar si më i rëndi në futbollin italian, që pas shembjes së Calciopoli-t, po trondit strukturat drejtuese të të gjitha kategorive profesioniste në Itali dhe gjatë hetimeve përmendet edhe Shqipëria, si vend bazë e një filiali të organizatës së fuqishme aziatike të trukimit të ndeshjeve.

Dyshohet se bosi i rrjetit të paligjshëm të basteve sportive është një aziatik i quajtur Ten Set Eng. Emri i Ten Sen Eng, lindur në Singapor, ka dalë për herë të parë në publik si kreu i organizatës së paligjshme të basteve në Finlandë, kur autoritetet vendase arrestuan e më pas dënuan me dy vjet burg një shtetas nga Singapori.

Mësohet se në dëshminë e tij, shtetasi nga Singapori ka treguar detaje në lidhje me organizatën e udhëhequr nga Ten Sen Eng, shtrirjen
e saj dhe mënyrën e vendosjes së basteve. Ai thotë në dëshminë e tij, se organizata dërgonte përfaqësuesit e saj pranë futbollistëve dhe presidentëve të klubeve të cilëve u kërkonin fiksimin e ndeshjeve në këmbim të shumave të mëdha të parave. Shtrirja e organizatës,
thuhet më tej në dëshmi, ishte në Azi, Europë dhe në Amerikën Latine, me dy kryeqendra, Argjentinë dhe Bolivi. Ndërsa për Europën, sipas dëshmisë, dy ishin bazat, njëra në Sllovaki dhe tjetra në Shqipëri.

Nuk publikohen më shumë detaje të dëshmisë apo përcaktime më të hollësishme në lidhje me filialin shqiptar të organizatës së Ten Sen
Eng, apo nëse ky filial drejtohej nga një shtetas shqiptar apo një tjetër i huaj i përcaktuar nga “bosi aziatik i basteve”. Lidhur me skandalin ka reaguar edhe federata italiane e futbollit. Presidenti i saj, Abete, tha për mediat se bëhet fjalë për një fenomen mbarëbotëror, që nuk ka prekur vetëm futbollin italian.

Lufta ndaj këtij fenomeni, tha ai, mbetet prioritet i federatës italiane të futbollit dhe atyre ndërkombëtare, përfshirë këtu UEFA-n e FIFA-n. Prokurori që po merret me çështjen në fjalë, Palazzi dhe grupi hetimor, pas prangosjes së 17 personave, po mundohen të gjejnë nëse në skandal ka persona të tjerë të përfshirë.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne Madrid

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Sport - Lexuar : 49 here.
Shqiperia e De Biazit mposht Katarin ne MadridErion Bogdani, shenuesi i golit Edmond Sufaj Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi të martën ndaj kombëtares së Katarit me rezultatin 2-1, e vlefshme për ndeshjen miqësorë, e cila u zhvillua në stadiumin e Vallekanos në Madrit. Lojtarët e kombëtares sonë luajtën me shirit të zi në krah në shenjë solidarizimi për tragjedinë që ndodhi në Himarë. Golat u shënuan në pjesën e dytë, ku Bakaj hapi serinë e golave në minutën e 46-të. Pas katër minutash Shqipëria...Lexo te gjithe artikullin »


» Shqiperia mposht Katarin 2-1
» Apolonia siguron superligen pas triumfit ne derbin e Myzeqese
» Tomori mbetet ne superlige, Beselidhja e pafat
» Tirana fiton Kupen, mund Skenderbeun
» Skenderbeu shpallet kampion, ne play out luhet derbi i Myzeqese
» Tre shqiptare fitues te titullit ne tri shtete
» Teuta dhe Vllaznia, kampione te superliges ne Fair Play
» Sociologet Dhuna ne sport, kthim ne artin e luftes
» Itali, 20 ekipe hetohen per trukime
» Shqiperia, miqesore me Iranin me 27 maj

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit