Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Eglantina Gjermeni Premium kurajon

Publikuar me : 17.12.2011 Ne : Politike - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Eglantina Gjermeni


Intervistoi Denis Dedej

Anëtarja e komisionit përzgjedhës të kandidatit të PS për Avokatin e Popullit, Eglantina Gjermeni, sqaron në një intervistë për gazetën “Shekulli” arsyet dhe rrugën që u ndoq për të zgjedhur juristin Igli Totozani si fitues të garës.

Zonja Gjermeni, pas një pune 1-mujore komisioni ad-hoc i ngritur në PS ka zgjedhur kandidaturën e Igli Totozanit për t’ia propozuar Kuvendit. Si do ta vlerësonit këtë proces?

Fakti që ky proces u realizua për herë të parë nga një parti politike shqiptare, konkretisht nga Partia Socialiste, na bënte ne, anëtarët e komisionit, me përgjegjësi të veçantë. Çdo gjë e re, normalisht që përballet me skepticizëm, dyshime, paragjykime, kritika, jo vetëm prej mjedisit tejet të politizuar në Shqipëri, por edhe prej mënyrës se po të përpiqesh t’i bësh gjërat ndryshe, nuk kuptohesh apo vlerësohesh menjëherë.

Dëshiroj të theksoj fillimisht se, në kuadrin e sfidave të mëdha që Shqipëria ka në procesin e integrimit euroatlantik dhe në forcimin e shtetit të së drejtës, është edhe mbrojtja dhe garantimi i të drejtave të njeriut si dhe rritja e efikasitetit të veprimtarisë së institucioneve që Kushtetuta dhe ligji kanë ngarkuar për mbrojtjen e këtyre të drejtave.

Konsolidimi i procesit demokratik të qeverisjes, arritja e mirëqeverisjes dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë aspektet më të rëndësishme dhe më të qenësishme të zhvillimit demokratik të Shqipërisë, që kërkojnë gjithmonë e më tepër që institucionet tonë të kenë aktivitet në rritje për realizimin e këtyre qëllimeve dhe konsolidim të vazhdueshëm të rolit, veprimtarisë, profesionalizmit dhe paanësisë së tyre.

Procesi i përzgjedhjes së kandidatit për Avokatin e Popullit, u fillua dhe u realizua me transparencë të plotë si rrallëherë në Shqipëri dhe mendoj se vlerësimet dhe feedback- pozitiv që kemi marrë i atribuohet gjithë punës së komisionit dhe në mënyrë të veçantë të gjithë anëtarëve të tij. Në mënyrë të veçantë do të vlerësoja këto edhe pjesëmarrjen dhe kontributin në këtë komision të prof. Luan Omarit dhe juristit Vangjel Kosta. Vlerësimet e organizmave ndërkombëtare të tilla si Komisioni Europian, dhe OSBE- që e përshëndetën procesin, mendoj se janë tregues se procese të tilla duhet të ndodhin vazhdimisht dhe të vendosen njëherë e mirë standarde për përzgjedhjen e përfaqësuesve të institucioneve të pavarura.

Ashtu siç u deklarua edhe në publik, komisioni pati një përzgjedhje të vështirë. Si u arrit që komisioni të bindej për një kandidaturë të vetme?

Përzgjedhja e kandidaturës për Avokatin e Popullit u mbështet në dy shtylla kryesore: në kriteret që kanë përcaktuar Kushtetuta dhe ligji i Avokatit të Popullit; si edhe në njohjen, kontributin dhe veprimtarinë e ushtruar në fushën e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Po e them shumë sinqerisht që përzgjedhja e një kandidature ishte e vështirë. Prezantimet në dëgjesën publike treguan tek një pjesë e mirë e aplikantëve përgatitje profesionale dhe nivel të lartë akademik.

Tek një pjesë e tyre gjeje padyshim elementë të rëndësishëm që mund ta pasuronin dhe jepnin një perspektivë të re Avokatit të Popullit. Sidoqoftë, komisioni kishte të drejtën që të zgjidhte një kandidaturë, dhe këtë gjë e bëri. Rezultati përfundimtar u arrit jo vetëm përmes disa fazave, por edhe përmes një procesi përzgjedhjeje që kaloi nga 31 në 12 kandidatura, në 6 edhe më pas në 3.

Ajo që dua të theksoj është se të gjithë anëtarët kishin jo vetëm të drejtën e votës, por edhe të diskutimit të hapur, të pandikuar dhe të pavarur, mbi bazën ë kritereve të shpallura publikisht, kritere të bazuara në Kushtetutën e Shqipërisë dhe Ligjin për Avokatin e Popullit.

Deri me tani jemi mësuar që në poste kyçe të institucioneve janë zgjedhur njerëz që krahas arsimimit kanë qenë të përfshirë në parti politike. A është ky modeli i ri që kërkon të ndërtojë PS duke vlerësuar persona që janë jashtë kordonit politik të një partie apo një tjetre?

Në raportet e monitorimit nga Bashkimi Europian (konkretisht edhe në raportin e fundit 2010) apo edhe nga institucione të tjera ndërkombëtare theksohet se politizimi i institucioneve të pavarura edhe kushtetuese është një nga problemet kryesore që ka Shqipëria sot. Praktika e shqyrtimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura nga mazhoranca që është në pushtet, ka qenë e bazuar në kritere politike dhe në shumicën e rasteve nuk është mbështetur në kritere profesionale.

Pikërisht modeli që është e gatshme të ndërtojë Partia Socialiste është një model që i mungon shoqërisë shqiptare, që kërkon të ndajë shtetin nga pushteti, të krijojë hapësira dhe mundësi që kontributi i institucioneve të pavarura të jetë realisht i pavarur.

Padyshim që në familjen e madhe të institucioneve dhe aktorëve aktivë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, një rol shumë të rëndësishëm luan Avokati i Popullit. Ky institucion i rëndësishëm jo vetëm në mbrojtjen e të drejtave të individëve nga shkeljet e veprimtarisë së administratës publike, por edhe një partner për bërjen e kësaj administrate sa më të mirë dhe me standarde të larta mirëqeverisjeje, kërkon një Avokat Populli profesionist të mirë, proaktiv dhe reagues. Ai duhet të jetë jo vetëm njohës shumë i mirë i ligjit, të drejtave të njeriut dhe zhvillimeve ndërkombëtare në këtë fushe, por dhe të ketë kurajën t’i mbrojë këto të drejta në raport me administratën publike.

Avokati i Popullit duhet të ketë aftësinë profesionale të imponojë zbatimin e detyrimeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, me argumente të bazuara thellësisht në ligj dhe në praktikat më të mira të demokracive të zhvilluara. Ndërgjegjësimi gjithmonë në rritje i shoqërisë shqiptare për të drejtat dhe garancitë kushtetuese të ushtrimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, gjithashtu kërkojnë që Avokati i Popullit të jetë aktiv dhe efikas, me reputacion, i vlerësuar dhe i besueshëm nga publiku.

Pas lançimit të emrit ka pasur komente të ndryshme mbi procesin e zhvilluar. Çfarë ju ka bërë përshtypje në të gjithë këto etapa dhe cilat kanë qenë përshtypjet që ju keni marrë për punën e komisionit?

Një Avokat i Popullit proaktiv dhe reagues, që jo vetëm të jetë njohës i mirë teorik i Kushtetutës e ligjit, po edhe protagonist publik i angazhuar për një shoqëri më të mirë me kurajo e kompetencë profesionale, është profili që kërkuam gjatë këtij procesi. E përmenda edhe më lart që një shoqëri thellësisht të politizuar dhe polarizuar si kjo e jona, çdo gjë ndryshe shihet “ndryshe”. I kam ndjekur me kujdes dhe jam munduar të mirëkuptoj të gjitha komentet dhe reagimet si për ngritjen e komisionit, punën e tij apo edhe rezultatin e shpallur për kandidaturën e përzgjedhur.

Kemi marrë reagime inkurajuese dhe mbështetëse nga njerëz të ndryshëm, kemi marrë edhe mesazhe vlerësimi, ashtu siç edhe kemi marrë reagime negative të pritshme ose jo. Pikërisht për të eliminuar apo minimizuar këto paragjykime dhe dyshime u përpoqëm dhe them se ja kemi dalë me sukses, që çdo hallkë e procesit të ishte sa më transparente e mundshme. Kriteret e përzgjedhjes dhe të gjitha informacionet e tjera janë bërë publike në media, si dhe në faqen e internet ëëë.avokatipopullit2011.ps.al

Ajo që dua të theksoj është se kemi zgjedhur kandidatin që jo vetëm përmbushte kriteret, por edhe performoi më mirë duke pasur projektin më bindës sepse kur e morëm përsipër këtë detyrë të gjithë ne si komision, morëm përsipër një detyrë që donim t’ia dilnim mbanë me sukses. Edhe diçka tjetër ,duke qenë se disa komente kanë qenë negative, doja të tërhiqja vëmendjen që figura të tilla të drejtësisë shqiptare si prof.

Luam Omari apo juristi i mirënjohur Vangjel Kosta, nuk meritojnë të fyhen me të pavërteta që ne të politikës i durojmë (le të themi) si pjesë të mjedisit ( jo rrallë të ndotur) të komunikimit publik. Dua ta mbyll duke theksuar që komisioni vendosi kandidaturën më të mirë dhe më të përshtatshme për Avokat të Popullit në një vendim të përbashkët, patjetër bazuar vetëm në kriteret e përmendura edhe më sipër.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 93 here.
Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te riKonferenca e Kryetarëve Si radhë herë në faqen e Kuvendit është publikuar lajmërimi për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Në njoftim thuhet se mbledhja do të mbahet të martën në orën 10:00. Kjo konferencë pritet të përcaktojë “udhën” e dy prej çështje kryesore aktuale të politikës shqiptare. Tani zyrtarisht kemi hyrë në periudhën kur Kuvendi duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri pasi sipas Kushtetutës “procedura për...Lexo te gjithe artikullin »


» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore e parlamentare
» Kufijte detare percajne mazhorancen
» Uollfarth Konsensusi, i domosdoshem per reformen zgjedhore dhe presidentin

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit