Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Eknomia, parashikimet e zymta per 2012

Publikuar me : 02.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur për të dytën herë parashikimet për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2012. Rishikimi ka ardhur për shkak të zhvillimeve negative që po përballen ekonomitë evropiane, nga të cilat preket edhe vendi ynë. Referuar deklarimeve në media të kreut të FMN-së për Shqipërinë, Geruin Bell, vendi do të ketë një rritje ekonomike jo më të madhe se 0.5 për qind përgjatë këtij viti. Kjo është hera e dytë që FMN rishikon shifrat. Në raportin për parashikimin ekonomik të botuar në shtator 2011, FMN parashikonte një rritje 3.5 për qind gjatë vitit 2012, parashikimet u ulën në 1.5 për qind në muajin nëntor, pas vizitës së delegacionit në Shqipëri, ndërsa në raportin e ardhshëm, ajo pritet të pasqyrohet në vetëm 0.5 për qind. FMN ka ulur edhe pritshmëritë për rritjen ekonomike për vitin që sapo mbyllëm. Fillimisht u parashikuar një rritje 2.5 për qind, por më pas u ul në 1.1 për qind.

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ndërkohë, paraqitet disi me optimiste në drejtim të treguesve të rritjes ekonomike të Shqipërisë gjatë këtij viti, por gjithsesi ato nuk mbeten të njëjta si ato të fillimit. Në raportin e botuar një javë më parë, BERZH parashikon një rritje 1.2 për qind. Ashtu si edhe FMN, parashikimet e BERZH-it për ecurinë e ekonomisë shqiptare lidheshin me zhvillimet në ekonomitë e vendeve të Bashkimit Evropian, specifikisht Italisë dhe Greqisë, me të cilat Shqipëria kryen pjesën më të madhe të shkëmbimeve tregtare. Këtyre zhvillimeve i referohet edhe FMN kur cek edhe rënien e dërgesave të emigrantëve si një ndër treguesit problematik me të cilët po përballet ekonomia shqiptare. Sipas bankës, Shqipëria ka pasur një ngadalësim të aktivitetit ekonomik të vendit gjatë gjysmës së dytë të 2011 për shkak të probleme në eurozonë duke nënvizuar uljen e dërgesave si edhe investimeve të huaja të munguara. Ashtu si dy institucionet e mësipërme, edhe Banka Botërore është detyruar të ndryshojë parashikimet për rritjen ekonomike të vendit për 2012 duke e ulur atë në 2 për qind. Madje, një ndër ekonomistët e lartë të BB-së, deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se situata në ekonominë botërore ndryshon nga momenti në moment aq sa është shumë e vështirë të bësh parashikime.

 

Po vjen viti më i vështirë i ekonomisë shqiptare  

Nga Oltion Rrumbullaku

Të gjithë dokumentat dhe parashikimet e pavarura për ekonominë shqiptare në vitin 2012 japin një panoramë të zymtë. Më i fundit ishte parashikimi i FMN-së për rritjen ekonomike në nivelin vetëm 0.5 përqind dhe disa ditë më parë ishte Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim që dha një parashikim prej 1.2 përqind. Këto janë shifrat më të ulta që ka pasur ekonomia shqiptare që nga viti 1997.

Ku bazohen këto institucione për të ndërmarrë një vlerësim i tillë? Ka tre parametra bazë që përcaktojnë ekonominë e një vendi. Parametri kryesor është konsumi i brendshëm që përbën pjesën dërrmuese të ekonomisë dhe që do e trajtojmë më ngushtë në vazhdim. Dy parametrat e tjerë, shpenzimet qeveritare dhe eksporti janë në përmasa më të ulta, por gjithsesi në prirje rënëse për shpenzimet qeveritare dhe në prirje të lehta rritës për eksportin. Nëse ne e dimë që qeveria në 2012 do ketë pak burime financiare dhe ka përdorur në mënyrë të pangopur borxhin publik duke arrit në nivele shumë të rrezikshme, atëherë mbetet që rritja ekonomike në 2012 varet thuajse plotësisht nga konsumi i brendshëm. Ky konsum mund të parashikohet nëse merret mendimi i bizneseve në një ekonomi në baza të vazhdueshme. Këto parashikime përdorin institucionet ndërkombëtare dhe i ndërthurin me të dhënat e tyre për ekonominë shqiptare dhe në këtë rast pika kyçe është parashikimi i konsumit final të popullatës që përbën 80 përqind të prodhimit të brendshëm bruto.

Atëherë si mund ta zbërthejmë në mënyrë të kuptueshme konsumin privat brenda vendit nga bizneset dhe individët? Nëse do i drejtohemi të dhënave të treguesve të vrojtimit të pritjeve të biznesit situata është dramatike. Nëse duam të perceptojmë ecurinë e biznesit në Shqipëri, shpresën që ka ai për shitjet e ardhshme, investimet e pritshme, paratë që ka në dispozicion, e disa parametra të tjerë duhet të pyesim në përgjithësi ndjesitë e biznesit. Këtë praktikë e realizon këto vitet e funditBankae Shqipërinë, nëpërmjet Vrojtimit të Ndjesive të Biznesit dhe Konsumatorit. Ajo që mund të perceptohet nga vrojtimi i tremujorit të fundit të 2011 që parashikon muajt e ardhshëm është shumë e qartë. Biznesi shqiptar është mbërthyer nga një pesimizëm i thelluar për mbarëvajtjen ekonomike dhe sheh një vit të vështirë ekonomik në vazhdim.

Treguesi i besimit në shërbime ka rënë në minus 15 përqind duke arritur në nivelin më të ulët që nga fillimi i matjes në vitin 2002 (Bankae Shqipërisë, Rezultatet e Vrojtimit të Besimit të Bizneseve dhe Konsumatorëve, Janar 2012). Bizneset e shërbimeve presin ulje të kërkesës dhe keqësim të gjendjes së tyrë të përgjithshme të biznesit dhe ky pesimizëm është më i jashtëzakonshmi në dhjetë vitet e fundit. Ky është sektori i telekomunikacionit, tregtisë me shumicë dhe pakicë, bare dhe restorante, transportit dhe turizmit. I gjithë ky sektor i stërmadh po vëren më pak porosi për të ardhmen, më pak klientë të gatshëm për të shpenzuar dhe më pak fitime në vazhdim. Nuk duhet të harrojmë që ky sektor përbën mbi gjysmën e ekonomisë shqiptare dhe është ai sektor që ka balancuar rëniet në sektorët e ndërtimit dhe industrisë kurdoherë që ato kanë ndodhur. Në të njëjtin raport parashikohet që edhe kompanitë e ndërtimit dhe industrisë kanë parashikime po aq të këqia për muajt në vazhdim. Të gjithë këto sektorë përbëjnë pjesën dërrmuese të konsumit të brendshëm, të asaj që shqiptarët do blejnë e do konsumojnë gjatë këtij viti. Pra, gjasat janë që shqiptarët të vazhdojnë të tkurrin blerjet e tyre jo sepse papritur po kursejnë, por sepse nuk kanë të ardhura dhe se të ardhurat e tyre po shterojnë.

Disa janë burimet kryesore të të ardhurave të shqiptarëvë dhe secila ka shtrëngesa në këtë vit ekonomik. Rritja e pagave është e frenuar prej kohësh dhe po ashtu punësimi i ri sidomos në biznese të reja e të mëdha është inekzistent. Qeverisja e papërgjegjshme përdor si gjethe fiku shifrën e papunësisë prej 13.5 përqind, por duke përdorur të dhënat qeveritare rezulton se vetëm 13.5 përqind e shtetasve të këtij vendi janë të punësuar ligjërisht (423 mijë shqiptarë gjithsej deri në gjashtëmujorin e dytë 2011, burimi: Instat). Shifra e papunësisë që përdor qeveria është opinion i qeverisë, ndërsa numri i të punësuarve në Shqipëri është fakt i pamohueshëm dhe më i ulti në rajon. Kjo mund të jetë e krahasueshme vetëm me disa shtete afrikane dhe me gjasë shumë shtete të Afrikës kanë shifra më optimiste. Një popullësi me një punësim ligjor kaq të pakët detyrohet të punojë në minierat koloniale të “pushtuesve” të minierave nën dhe mbi tokë. Një pjesë tjetër detyrohet të marrë sëpatën të presë më radhë pyjet e të tjerë marrin dinamit dhe eskavatorë për të gërryer gurë nëpër male. Dhe ky është punësim i keqqeverisjes dhe e mospasjes së alternativave të tjera për të mbijetuar.

Një tjetër burim i shumëdiskutuar janë të ardhurat e emigrantëve dhe tashmë erdhi momenti i përfundimit të tyre. Nëse vitin 2011 kishim një rënie të konsiderueshme të tyre, në vitin 2012 duhet të presim një rënie edhe më radikale. Nëse vitin e shkuar ndër 10 emigrantë, pesë sollën para dhe një ndër to solli kursimet e mbledhura, në vitin që fillon ndër 10 emigrantë do sjellin para 4 e më pak prej tyre. Në vitin e shkuar një pjesë e emigrantëve sollën këtu kursimet e tyre dhe kjo kamufloi prurjet të munguara të zakonshme të vitit, ndërsa ky vit nuk do e ketë as këtë favor. Rënia në 2012 pritet të jetë mbi 10 përqind dhe një pjesë e saj do ketë përsëri kursime të emigrantëve që nuk hyjnë menjëherë në konsumin e vitit 2012 dhe për pasojë të gjithë ato familje shqiptare që mbahen nga këto të ardhura duhet të shtrëngojnë më tepër shpenzimet e tyre.

Një tjetër burim i parave që nxit konsumin është ai i lidhur me kredinë në përgjithësi dhe kredinë konsumatore në veçanti.Bankae Shqipërisë duke parë shifrat dramatike të parashikimit të biznesit për vitin e ardhshëm reagoi gjatë kësaj javë duke ulur normën e interesit bazë në ekonomi. Nga ana tjetër kostot e kredimarrjes janë shtuar vazhdimisht për sa kohë që bankat kanë një të pestën e kredive në situata të mospagimit. Nëse përmendim dhe faktin që shqiptarët kryesisht kreditohen në euro, atëherë mund të parashikojmë që ky mekanizëm nuk ka efektin që mund të ketë në kushte të tjera dhe në shtete të tjera.

Në fund të fundit biznesi shqiptar dhe konsumi në Shqipëri kanë arritur në një ngërç ekonomik. Mbështetja qeveritare për biznese të caktuara penalizon pjesën tjetër dhe bizneset që kanë më shumë para dhe mbështetje politike kanë dhe më pak nxitje që të zhvillohen në një mënyrë ekonomikisht të shëndetshme. Shqipëria vazhdon të mbetet vendi me punësimin më të ulët në rajon dhe për pasojë me të ardhura të kufizuara. Nëse nuk ndërtohen politika të mirëfillta që duhet të nxisin punësimin dhe eksportet në afat të gjatë, Shqipëria do futen në një spirale të frenimit ekonomik që mund të zgjasë për vite me radhë.

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit