Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 93 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Ekonomia gjermane është veçanërisht e fortë në këtë fundvit”. Ky ka qënë vlerësimi i dhënë nga Ministri gjerman i Ekonomisë, Philipp Rosler për të përditshmen “Handelsblatt”.
“Ekonomia jonë është mjaft e fortë edhe pse atmosfera konjukturale është bërë më e vështirë si në nivel ndërkombëtar dhe në atë kombëtar”, tha Rosler.
Ndërkaq, sipas Wolfgang Franz, shef i institutit shkencor ekonomik ZEW dhe kryetar i grupit të pesë të urtëve, thekson se “ndërmarrjet janë të fuqishme dhe të besueshme dhe se Gjermania po ecën mirë, të paktën për momentin”.
Por edhe pse rritja mendohet të ngadalësohet, ndërkohë që Evropa po përballet me krizën e borxhit, ai nuk i trembet një recesioni dhe sigurisht jo si ai i 2009-s, ku Prodhimi i Brendshëm Bruto i Gjermanisë ra me më tepër se 5 perqind.