Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ekonomia u rrit me 2.6 perqind ne tre mujorin e trete 2011

Publikuar me : 17.02.2012 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 27 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Emirjon Senja

INSTAT publikoi me një muaj e gjysmë vonesë treguesit e Prodhimit të Brendshëm Bruto për tre mujorin e tretë të vitit të shkuar. Sipas institutit, ekonomia shqiptare u rrit me 2.6 për qind gjatë këtij tre mujori krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në raport me tre mujorin e dytë, rritja ishte 1.8 për qind.

Ky tregues është pozitiv nëse e krahasojmë me rënien e që pësoi ekonomia gjatë tre mujorit të dytë 2011. Asokohe, INSTAT raportonte për një rritje me vetëm 0.5 për qind krahasuar me tre mujorin e dytë 2010, ndërsa krahasuar me fillimin e vitit 2011, ekonomia kishte rënë me 1.7 për qind.

Megjithatë, kjo rritje nuk përputhet me pritshmëritë e qeverisë për rritjen e përgjithshme ekonomike për vitin e shkuar. Ministri i Financave, Ridvan Bode do të deklaronte në fund të vitit 2011 se rritja për këtë vit ishte 3.9 për qind. I pyetur nëse kishte ndonjë mospërputhje në shifra duke iu referuar pritshmërive për rritjen gjatë tre mujorit të dytë por edhe treguesve të tremujorit të parë, Bode tha se këtë gjë e kishte certifikuar edhe Instituti i Statistikave.

Deri më tani, INSTAT ka publikuar Prodhimin e Brendshëm Bruto për tre tremujorët e vitit 2011 ku sipas të dhënave, mësohet se rritja mesatare gjatë gjysmës së parë të jetë rreth 2.1 për qind. Për të kapur shifrën e rritjes së deklaruar, 3.9 për qind, Shqipëria duhet të ketë ritme më të larta rritja gjatë gjysmës së dytë. Përllogaritjet e thjeshta thonë se ajo duhet të jetë të paktën 5.8 për qind.

 

Sektorët

Degët që patën rritje në tre mujorin e tretë sipas INSTAT ishin transporti, tregtia, industria dhe ndërtimi, respektivisht me 19.7 për qind, 6.2 për qind, 4.8 për qind dhe 0.3 për qind krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2010. Ndërkaq, degët që u paraqiten me rënie ishin shërbimet e tjera dhe post-komunikacioni me 3.3 dhe 0.5 për qind.

Ndërkohë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011, me rritje u paraqitën degët, transporti me 7.9 për qind, industria me 6.5 për qind, tregtia me 4.1 për qind si dhe ndërtimi me 1.2 për qind. Për t’u vlerësuar është rritja që ka pasur bujqësia gjatë tre mujorit të tretë me 2.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë por me një ulje 0.3 për qind në raport me tre mujorin paraardhës. Ndërtimi është ai që ka pësuar tkurrjen më të madhe gjatë këtyre viteve, por duket se tashmë po fillon ta marrë veten. Instituti raporton se sektori i ndërtimit pati një rritje me 0.3 për qind gjatë tre mujorit të tretë. Rritja vijon prej dy tre mujorësh rresht duke dhënë sinjale se nuk është një rritje konjukturale.

Nisur edhe nga periudha në të cilën janë marrë të dhënat (korrik-shtator), e cila përkon edhe me kulimin e sezonit turistik sektori i tregtisë, restoranteve dhe hoteleve ka shënuar një rritje me 6.2 për qind krahasuar me tre mujorin e vitit 2010 si edhe një rritje me 4.1 për qind në raport me tre mujorin e dytë 2011.

 

PBB-ja publikohet me vonesë

Prodhimi i Brendshëm Bruto për tre mujorin e tretë 2011 është publikuar sërish me vonesë nga Instituti i Statistikave krahasuar me datën e parashikuar në kalendar. INSTAT parashikonte botimin e PBB-së për tre mujorin e tretë më datë 30 dhjetor të vitit 2011, por në atë periudhe botoi PBB-në e tre mujorit të dytë, e cilat në fakt duhej publikuar disa muaj më parë.

 

 

 

 

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit