TIRANE- Aristotel Guma alias Aristidh Guma ka vdekur nga aksidenti automobilistik te shkaktuar nga ai vete. Ky eshte konkluzioni qe kane nxjerre ekspertet e pavarur te Agjencise se Ekspertizave te firmosur nga Gezim Hoxha dhe Dhimiter Kerrin. Me kerkese te prokurorise se Vlores, dy ekspertet Hoxha dhe Kerri kane kryer ekspertizen autoteknike te aksidentit te dates 12 gusht 2010 te ndodhur ne segmentin rrugor Himare-Vlore, pikerisht ne Himare fshat.
Ne kete ngjarje, u perplas autovetura e tipit Audi A3 e drejtuar nga shtetasi Ilir Mukaj dhe motocikleta e tipit Yamaha te drejtuar nga shtetasi Aristotel Guma, icili vdiq pak ore me pas ne spital.
Ne mendojme se pavaresisht thyerjeve te rregullave te qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit veture Audi A3 (Ilir Mukaj) manovra e menjehershme e kthimit te motocikletes nga drejtuesi i saj (Aristotel Guma) ka qene shkaku kryesor qe mjetet hyne ne perplasjen, e cila solli pasojen, - thuhet ne perfundim te ekspertizes 16 faqesh te dy eksperteve, Hoxha dhe Kerri.
Sipas kesaj ekspertize, shpejtesia me te cilen po ecnin dy drejtuesit, Mukaj dhe motociklisti Guma, ka qene 55 km ne ore nderkohe, qe maksimumi ne ate rruge lejohej 40 km ne ore, cka, sipas eksperteve, ka qene edhe shkaku i demtimeve te medha qe Guma ka marre nga perplasja. Kjo ekspertize tashme eshte administruar ne dosjen hetimore me numer procedimi 1261 te prokurorise se Vlores, institucion ky qe ishte edhe kerkuesi i kryerjes se ketij akt-ekspertimi autoteknik.
Drejtuesi i mjetit Audi A3, personin nen hetim Ilir Mukaj, se bashku me shoket e tij ne makine, ne afersi te nje pike karburanti qe ndodhet ne te dal te Himares, ne segmentin rrugor Himare - Vlore ndalojne makinen per shkak te pengesave te vendosura ne rruge. Ne kete kohe, ne afersi te dritares se makines se tyre, afrohet nje motociklete me drejtues shtetasin Aristotel Guma, i cili leshon disa fjale fyese ne drejtim te rinjve ne gjuhen greke dhe largohet me shpejtesi.
Drejtuesi i makines, Mukaj, shton shpejtesine per ta arritur motocikleten dhe per disa metra ecin paralel se bashku ne te njejtin drejtim dhe te njejten korsi.
Rruga eshte e rregullt, me shtrese asfalti ne gjendje te mire, por ajo eshte me shume kthesa te padukshme ose pjeserisht te dukshme. Para momentit te perplasjes distanca mes dy mjeteve eshte e vogel.
Ne momentin kur motocikleta e drejtuar nga Guma, ka dale nga nje kthese edhe mjeti Audi A3 sapo ka dale po nga kjo kthese. Drejtuesi i mjetit Audi A3, meqenese ne krahun e djathte te tij kishte motocikleten e ka pozicionuar mjetin e tij ne afersi te vijes ndarese te mesit te rruges. Motociklisti, pasi ka dale nga kthesa, per shkaqe te panjohura per ne ben nje manover kthimi me timon ne drejtim te aksit rruges (nga mjeti Audi A3), duke goditur makinen ne parafangon e djathte.
Makina perplaset me mesin e motocikletes se drejtuar nga Guma, - thuhet nder te tjera ne ekspertize ku pershkruhen me detaje shpejtesia e te dy mjeteve dhe fuqia perplasese e tyre. Sipas ekspertizes, drejtuesi i makines Audi A3 duke qene fare prane me motocikleten nuk ka pasur mundesi reale per ta pershquar levizjen dhe manovren qe kryen motociklisti.
Si ndodhi aksidenti, sipas eksperteve
Motocikleta eshte pozicionuar majtas ne karexhate (jashte vijes fundore te rruges) dhe ka hyre ne menyre te menjehershme ne fluksin e qarkullimit te vetures. Motocikleta bashke me drejtuesin e saj, pas kesaj goditje, mbeshteten momentalisht mbi pjesen ballore te vetures djathtas dhe ushtrojne nje shtypje mbi kofonon e mjetit ku kane mbetur edhe demtimet e bera nga timoni i motocikletes.
Pas kesaj goditje nga parakolpi i autovetures, kryesisht me pjesen e djathte me motocikleten ne mesin e saj qe korrespondon me pjesen e poshtme te automjetit dhe me demtimet qe ka evidentuar mjekesia ligjore ne kemben e motociklistit... Nga forca goditjes, motocikleta hidhet perpara, bie ne toke dhe le gjurmen e renies se saj duke gervishtur karexhaten qe tregon edhe vendin e renies se motocikletes, me pas vazhdon spostimin zvarre perpara mbi asfalt duke u rrotulluar njekohesisht.
Ajo vazhdon zhvendosjen e saj dhe perplaset me shtyllen e ndricimit, kryesisht me gomen e pare, e cila per shkak te forces qe zoteronte dhe forces kundershtuese te shtylles ndricimit goma shkeputet nga piruni, dhe vazhdon levizjen me tej deri sa ndalon. Ne momentin qe motocikleta hidhet perpara, motociklisti zoteron te njejten shpejtesi qe ka edhe motocikleta.
Ne momentin qe motocikleta bie ne toke, trupat shkeputen njeri nga tjetri, por inercia qe ata kane bene qe motociklisti te shkeputet nga motocikleta dhe fluturon si trup i vecante. Me pas, ai bie ne toke dhe per shkak te energjise qe zoteronte vazhdon levizjen duke rreshqitur dhe duke u rrokullisur mbi asfalt dhe ka perfunduar ne pozicionin ku eshte gjetur trupi.
Keqyrja e kufomes se Aristotel Guma
...Ne regjionin temporal te majte, 2 cm nga veshi vihet re nje gervishtje ne trajte te rrumbullaket me 3.5 cm. Ne prekje te ketij lezioni konstatohen kercitje. Ne anen mediale te kercirit te majte verehet nje demtim madhor ne eksplorim te kockes, ku kocka te jep pershtypjen e shkaktuar ne nje mjet preres. Ky demtim ka forme te crregullt ne permasa 10 x 6 cm.
Deshmia e Ilir Mukaj per ngjarjen e Himares
Ne vajtem ne Himare, u furnizuam me karburant, bleme paketa cigare dhe u nisem per te ardhur ne Vlore. Une isha para, ndersa Endri ishte mbrapa. Gjate udhetimit afer nje karburanti, ne rruge kishte pengesa per te kufizuar shpejtesine dhe une ndalova pothuajse fare makinen, pasi me zinte poshte. Ne kete moment, kur makina ishte pothuajse e ndaluar, tek dera e Andit qe ishte pasagjer ne vendin e pare, u afrua nje person hipur ne motor, i cili dicka tha duke bertitur. Une nuk e degjova se cfare tha, por vecse po bertiste...
Personi me motor u largua me shpejtesi dhe une nisa makinen pas tij duke shtuar shpejtesine. Doja qe ta ndaloja dhe ta pyesja se kush ishte dhe cfare problemi kishte. Theksoj se une kete person e kam pare per here te pare kur u afrua tek xhami i makines... Pasi e kam ndjekur me makine, ne nje moment kemi ecur paralel, edhe une, edhe motori.
Tek nje kthese rreth 400 -500 meter nga karburanti, motori u fut me shpejtesi duke prere rrugen e makines dhe duke u goditur ne makinen time. Pas ketij momenti, une kam ndaluar makinen rreth 20 - 30 metra larg. Ne kete moment, une dhe shoket jemi trembur dhe hipur perseri ne makine dhe u larguam...