Publikuar me : 22.10.2011 Ne :
Politike - 31 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Berisha e Meta dhe Gruercio e ambasadori italian
Në janar 2010 në Shqipëri shpërtheu alarmi i krisjes së mundshme të digave të hidrocentraleve. Alarmi erdhi pas përmbytjeve të mëdha të Shkodrës dhe zonave përreth nga keqmenaxhimi i rezervave ujore dhe abuzimi me qëllim fitime maksimale nga shitjetet në kushtet e tolerimit ekstrem të kushteve të sigurisë.
Pakkush e mban mend në atë kohë një personazh që u prezantua për publikun shqiptar herë si “kryetari i digave të Italisë” dhe herë si “ekspert i digave”. Zotëria në fjalë quhet Roberto Guercio.
Emri i tij gjendet ende në sajtin e Këshillit të Ministrave dhe fotor përkatëse me Berishën Metën e tj janë ende të gjetshme lehtë në të gjitha agjensitë. Z.Guercio ishte i dërguari i Berluskonit për të shpëtuar digat shqiptare, – u shkruajt asokohe në shtyp dhe vetë z.Guercio dha deklarata të shumta ku analizonte gjendjen e digave tona dhe jepte rekomandime.
Dhe pikërisht zotëria ekspert që do shpëtonte qytetet tona nga përmbytja,delnë këtë përgjim të publikuar në kuadrin e skandalit të përgjimeve të Berluskonit në Itali, si një përfitues si shumë të tjerë në këtë “fushë”.
Z.Guercio në këtë telefonatë të përgjuar me Lavitolan, i kërkon këtij që Berluskoni të flasë me Berishën. Më poshtë, telefonata e përgjuar, e botuar në median italiane.
- “Valter…, duhet që kryeministri të marrë në telefon atë Berishën dhe t’i thotë që po shkoj atje për të folur për atë çështjen” – thuhet në telefonatën e Guercio.
- “Në rregull, kjo është urgjente?”, përgjigjet Lavitola.
- “Sa më parë, aq më mirë është, pasi kam gjetur paratë dhe duhet të sistemoj
gjërat”, përgjigjet Guercio.
- “E kuptoj vëllai im, por në këto ditë nuk është gjëja më e lehtë për t’u bërë”, thotë
Lavitola.
- “Mua më mjafton një telefonatë, që t’i thonë se po shkoj. Le ta telefonojë qoftë
edhe Fratini”, vazhdon Guercio bisedën e tij…
Dhe jo vetëm kaq. “Relievi” i interesave të errëta, ku vështirë të ndash, “ekspertët” dhe “të dërguarit e qeverive” nga sekserët dhe pazaret, plotësohet më tej. Z.Guercio shfaqet me interesa në hidrocentralin e Kalivaçit, të cilin e ka… E merrni me mend se kush? I famshmi Bechetti, personi i kontratës së plehrave me Fatos Nanon, kontratë e cila u ngri falë presionit të shoqërisë shqiptare asokohe, dhe është rishkrirë tani nga Berisha, e maskuar si nevojë e “industrisë shqiptare së riciklimit”.