Publikuar me : 30.06.2011 Ne :
Kulture - 144 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Dy javë u bë nga hapja e ekspozitës së artistit britanik në Galerinë Kombëtare të Arteve. Deri më sot raportohen mbi 500 vizitorë. “Është shifër e kënaqshme për nivelet e vizitueshmërisë në Galerinë Kombëtare”, thonë punonjëset e biletarisë. Vizitorët vijnë posaçërisht për Parr, ka të tjerë, kryesisht të huaj që janë të interesuar për katet lart ku ekspozohen pavijonet permanente të artit pamor shqiptar nga fillimet deri në vitet nëntëdhjetë.
Ekspozita e Parrit është ngjarja e vitit për GKA. Në kalendarin e saj nuk ndodh pothuajse kurrë të shënohen emra nga arti botëror. Në këtë rast interes ngjall cikli i fotove “Albania 1990”, një reportazh që Parr e realizoi në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Dy pjesët e tjera ciklet, Small World / 1989/2007 dhe Common Sense, 1995/1998, paraqesin këndvështrime inteligjente dhe qëndrime kritike të Parrit ndaj industrisë turistike dhe botës së bollëkut. Ekspozita rri hapur deri më 7 gusht.
E. Demo