UPDATE- Partia Socialiste ka publikuar sot dokumente qe sipas saj provojne aferen korruptive gjate procesit te privatizimit te zones se njohur si ish Ekspozita Shqiperia Sot, ne Tirane.
Ne nje komunikim per mediat, sikunder kishte njoftuar nje dite me pare deputeti i PS-se, Eduard Shalsi ka treguar vendimin e 26 nentorit te vitit 2008, me te cilin Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit, perfshire ketu Bashkine e Tiranes.
Ky vendim per zonen ku ndodhet ish Ekspozita Shqiperia Sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh, vetem pak metra me tutje, ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim, ka percaktuar nje cmim tjeter, prej 1 200 000 lekesh per meter katror, pra tre here me te larte- tha Shalsi.
Sipas tij, vetem pak metra me tutje, ne zonen e pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1 200 000 leke per meter katror dhe tek rruga Myslym Shyri, vetem pak metra prapa ish Eskpozites po 1 200 000 leke per meter katror.
Duke lexuar raportin qe vlereson kete prone, perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Ruli, Shalsi kerkon sqarime prej ministrit per logjiken e perdorur ne nje rast te tille.
Cila eshte logjika qe eshte perdorur ? Le te dale z. Ruli tu shpjegoje shqiptareve pse kjo zone eshte me e lire dhe jo pak por 3 here me lire! A ka njeri qe nuk kupton logjiken mbi te cilen eshte ngritur politika e cmimeve te trojeve nga kjo qeveri?-pyet ai.
Ne fund, Shalsi premton se ne vijim opozita do te zbardhe elemente te tjere te kesaj afere qe perben proven e radhes se kapjes se shtetit nga pushtetaret dhe familjaret e pushtetareve.
(NE GALERI FOTO Faximile e relacionit te pubokuar sot nga Shalsi)
______
Disa dite me pare opozita kerkoi nga deputetja e PD-se, Rajmonda Bulku te pergjigjej nese bashkeshorti i saj kishte fitur koncensionin e nje HEC-i dhe menyren e perfitimit.
Pyetjet e PS per Bulkun
1 A eshte e vertete se bashkeshorti juaj ka marre koncesion per ndertimin e nje hidrocentrali? A jeni ju ne dijeni?
2. A dini te na thoni, nese ky fakt eshte i vertete, cilat jane arsyet qe e kane nxjerre bashkeshortin tuaj fitues ne gare?
3 A ka pasur gare ne fakt ne dhenien e ketij koncensioni, dhe cfare lidhje ka burri juaj me sektorin e energjise? Po burimet tuaja financiare per ndertimin e hidrocentralit cilat jane?
Me tej ajo ka kerkuar nga Bujku reagim lidhur me pyetjet, ndryshe nga koleget e denoncuara me pare, qe genjyen jo vetem opinionin, por zhgenjyen edhe zgjedhesit.
_________
Rama 10 vjet qe flitet per leje ndertimi dhe asgje e re nga ai front
TIRANE- Kreu i PS-se, Edi Rama i eshte pergjigjur sot interesit te gazetareve ne lidhje me akuzat per afera per dhenien e lejeve te ndertimit. Rama tha se nuk mund te flitet per qindra, miliona euro ryshfete per leje qe nuk ekzistojne.
Flitet per leje ndertimit, ka 10 vjet, nuk ka asgje te re nga ai front. 10 vjet qe flitet dhe perflitet, nderkohe qe sot ne jemi duke ngritur perpara shqiptareve probleme qe e vendosin ne dileme te ardhmen ekonomike te ketij vendi- theksoi Rama
Rama tha se kjo eshte loja qe i mban peng shqiptaret dhe se kjo do te marre fund pasi ne do te vazhdojme te ekspozojme prova dhe fakte.
Ne jemi te gatshem te ballafaqojme, jo pikepamjet subjektive, por analizat tona me analizat tuaja. Ashtu sikunder jemi te gatshem te ballafaqohemi per gjithcka po themi ne cdo instance, te nje sistemi drejtesie qe duhet te ishte futur ne veprim i alarmuar- tha Rama