Publikuar me : 22.07.2011 Ne :
Sociale - 60 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

“Shikimi i vrasësve” është tema e ekspozitës së një fotografi që ka pasur një ide origjinale për të shpalosur talentin e tij. Ai është futur në burgjet e sigurisë së lartë, ka dëgjuar historitë e tmerrshme të vrasësve serialë dhe atyre “psikopatë”, dhe ka arritur të mbërthejë vështrimin e tyre.
“Shikimi i një vrasësi” është i barabartë me diçka të gjallë dhe të vdekur njëkohësisht. Këta persona mund të etiketohen si njerëzit në gjendje plazme.
Fotografi Fabricio Belardeti deri më 30 shtator do të plotësojë ekspozitën e tij unike e cila është frymëzuar nga vështrimet pas hekurave të personave që janë dënuar me më

shumë se 25 vite burg.
“Vrasësit psikopatë ndryshojnë nga ata serialë. Tek vrasësit psikopatë sytë janë lehtësisht të lexueshëm. Megjithatë, kjo është një mundësi që njerëzit të shohin përtej krimit dhe kriminelëve”, shpjegon Belardeti.
Fotografitë bashkë me historitë që i shoqërojnë do të publikohen në një libër antologjik të Aleksandër Dal-Olios. Ky libër do të përmbajë 25 historitë dhe fotot më të mira.