Vepra monumentale qe paraqet nnje gjethe gjigante xhenxhefili, e realizuar nga dy artiste zvicerane kurorezohet sot me hapjen e ekspozites Monument Ginger Society Tirana. Te njejtin emer mban projekti i konceptuar nga Klara Schiller dhe Valerian Maly dy artistet e pare, pjesemarres ne programin Artiste ne Rezidence.
Schiller dhe Maly filluan te punojne ne Tirane prej 15 prillit. Monument Ginger Society Tirana konsiston ne ndertimin e nje skulpture monumentale jo hierarkike qe si synim kryesor kishte krijimin e nje hapesire per debat dhe shkembim mendimesh mbi shoqerine, artin, filozofine, politiken etj..
Eshte ironi! Skulptures i jepet nje madhesi e ekzagjeruar por edhe nga materiali i perdorur eshte i lire dhe i thjesht dru dhe gazeta.
Xhenxhefili eshte nje forme e zgjedhur jo rastesisht nga Schiller dhe Maly. Ne fushen e botanikes konsiderohet si nje bime rizomatike e cila rritet nen toke ne nje menyre te crregullt dhe pa nje strukture te caktuar.
Ne filozofi Rizoma eshte nje koncept i zhvilluar nga filozofet franceze te gjysmes se dyte te shekullit XX, Gilles Deleuze dhe Félix Guattari, te cilet e marrin per shembull Rizomen, ne kete rast Xhenxhefilin, si nje metafore per nje model qind per qind jo hierarkik.
Gjate 4 javeve, ne ambientet e Qendres Sociale ne Tirane, dy artistet punuan ne shoqerine e studente te Akademise se Arteve si dhe universiteteve te tjera, njerez te thjeshte, dhe aktiviste nga Qendra Sociale dhe Gazeta Gazeta, te cilet u bene pjese e grupit te realizimit te skulptures.
Monumenti ekspozohet sonte, ora 19.00, deri me 20 maj, ne ambientet e Qendres Sociale ne Rrugen Hoxha Tahsin.
Schilliger dhe Maly angazhohen nga Tirana Art Lab Qender per Artin Bashkekohor, ne kuadrin e Rezidences Artistike per projektin Monument Ginger Society Tirana, projekt i mbeshtetur nga Prohelvetia.