Publikuar me : 13.10.2011 Ne :
Kronike - 45 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol deklaroi se është ekstraduar nga Athina shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Myslim Sani, 19- vjeç, lindur në Berat.
Sani është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 2 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, mbetur në tentativë”, parashikuar nga nenet 102/2 dhe 22, të Kodit Penal.
Shtetasi Myslim Sani, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, në vitin 2008, në qytetin e Vlorës, kanë tentuar të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase shqiptare.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u mundësua arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Myslym Sani.