Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Kronike - 29 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Interpol Tirana bënë të ditur se sot është ekstraduar nga Sofia, Bullgari, drejt vendit tonë, shtetasi maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Nezhdet Islamaj, vjeç 38, lindur në Shkup.
Islamaj në vitin 2009 është dënuar nga gjykata e Pogradecit me 4 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave dhe vizave“, parashikuar nga neni 189/1, i Kodit Penal.
38- vjeçarit në vitin 2008, i është zbuluar nga një kontroll i Policisë një pasaportë bullgare e falsifikuar, e cila ishte në emër të një shtetasi bullgar. Pas sekuestrimit të pasaportës, shtetasi i mësipërm ka deklaruar se e kishte blerë atë në Maqedoni kundrejt shumës prej 1200 Euro.
Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.