Publikuar me : 13.12.2011 Ne :
Kronike - 87 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Interpol Tirana bënë të ditur se është bërë i mundur ekstradimi nga Roma, të shtetasit shqiptar Albert Margjoni, vjeç 32, lindur në Mirditë. Margjoni është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Lezhës në vitin 2009 e ka dënuar me burg për “Vrasjes me dashje në bashkëpunim mbetur në tentativë”.
Ngjarja për të cilën akuzohet ky shtetas ka ndodhur më datë në superstradën Lezhë, tek kryqëzimi i Rrilës, ku shtetasi Albert Margjoni, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin Emiljano M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, u bë i mundur arrestimi i tij me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.