Publikuar me : 04.11.2011 Ne :
Kronike - 98 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Është ekstraduar sot nga Madridi, Spanjë, drejtë vendit tonë shtetasi shqiptarë i shpallur në kërkim ndërkombëtar Perikli Kule, 42 vjeç lindur në Fier. Kule është dënuar në vitin 1999 nga Gjykata e Fierit me burgim të përjetshëm për “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”
I ekstraduari në vitin 1998, është shpallur fajtor pasi në bashkëpunim me dy persona të tjerë, ka vrarë në Libofshë të Fierit, shtetasin Vlash Dece dhe më pas e ka fshehur kufomën në kodrat e Ardenicës.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Madrid, u bë i mundur arrestimi i këtij shtetasi në Spanjë, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas shtetasi i mësipërm i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.