Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ekzekutohet me cifte babai i tre femijeve, mister shkaqet

Publikuar me : 23.06.2010 Ne : Kronike - 183 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

VLORE/ Hasko Sina eshte vrare ne oret e vona te mbremjes se te henes. Trupi i tij u gjet nga kalimtaret mengjesin e djeshem


VLORE - Nje person eshte ekzekutuar gjate oreve te vona te nates se te henes, nderkohe qe ende nuk ka emer te autorit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur ne Jonufer te Vlores dhe viktime eshte shtetasi Hasko Sina, 45 vjec. Trupi i pajete eshte gjetur vetem ne oret e para te mengjesit.


45-vjecari ishte ekzekutuar me nje arme cifte.
Te dhenat e para te ekspertizes hedhin drite mbi nje vrasje te ndodhur rreth ores 23 00 te mbremjes se te henes. Ne zonen e Jonufres, prane vendit qe njihet si ish-Aksionistja, 45-vjecari ka pasur nje stan.


Ai kishte bageti dhe kalimi ne kete zone ishte i shpeshte. Duket se autori ka njohur levizjet e Sines dhe e ka pritur teksa kthehej nga stani. Duke qene se rruga per ne stan nuk ka qene teresisht e shtruar, 45-vjecari kishte lene makinen paksa me tutje dhe teksa ka bere ne kembe rrugen nga stani per te automjeti i vet, ai eshte qelluar.


Blute kane pohuar se ekzekutori ka qene shume prane viktimes, cka nuk perjashtohet mundesia qe ata edhe te kene debatuar, por detaje te tilla mbeten te paqarta, pasi nuk ka pasur deshmitare. Zona eshte ne pjese kodrinore, ku nuk ka levizje dhe eshte e erret.


Trupi i pajete, i cili ka pasur goditje ne kraharor nga plumbat e ciftes, eshte gjetur vetem ne oret e mengjesit te djeshem. Kalimtare te rastit, te cilet kane pare trupin te mbuluar me gjak, kane njoftuar menjehere policine, e cila ka mberritur ne vendngjarje dhe ka kryer ekspertizen.


Trupi me pas eshte derguar ne morgun e spitalit rajonal te Vlores. Familjaret jane njoftuar per ngjarjen nga efektive te policise.


Ne vendngjarje dhe me pas ne zonen ku banonte 45-vjecari, ne kodrat e Ujit te Ftohte, ka qene edhe drejtori i policise se qarkut te Vlores, Ylli Metko.


Ende nuk ka motiv te qartesuar per ngjarjen, sic jane te paqarta edhe rrethanat e ndodhjes se saj. Burime nga policia pohojne se po hetohet paralelisht ne disa pista, nje prej te cilave eshte edhe ajo e hakmarrjes se vjeter.


Sic bejne me dije burimet, vellai i viktimes ka kryer nje vrasje ne vitin 1997, per te cilen ka vuajtur edhe denimin. Megjithate, ende policia nuk ka dale me nje version zyrtar per ngjarjen.


Burimet shprehen se ka mistere mbi ngjarjen, pasi ajo ka ndodhur ne oret e nates, ne nje rruge te erret, nderkohe qe jane te rezervuar ne detaje, per shkak te hetimeve. Mesohet se viktima kishte ardhur ne Vlore prej disa vitesh dhe me pare kishte jetuar ne fshatin Gjorm. Ai ishte babai i tre femijeve.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit