Publikuar me : 15.12.2011 Ne :
Kronike - 28 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Konviktorët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, janë terrorizuar paraditen e sotme kur një person ka gjuajtur me armë në ajër në ambientet e konviktit.
Burime nga policia e Elbasanit bëjnë të ditur se është vënë në pranga shtetasi Konstandin Dedja, 23 vjeç pasi dyshohet se është futur me armë në zonën e konvikteve të studentëve dhe ka qëlluar disa herë me breshëri.
Studentët e terrorizuar kanë njoftuar menjëherë policinë. Ende nuk janë bërë të ditur rrethanat dhe shkaqet e kësaj ngjarje ndërkohë që policia ka filluar punën intensive për zbardhjen e tyre.