Publikuar me : 01.09.2011 Ne :
Kronike - 66 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se vatra të reja zjarri janë rishfaqur në lagjen “Dyli Haxhire”, në kodrat e ullishteve të qytetit të kësaj zone. Ky zjarr ka qenë prezent në të njëjtën zonë disa ditë më parë.
Vatra e zjarrit ka prekur disa rrënjë ulliri. Forcat e zjarrfikësve kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merren me shuarjen.
Vendndodhja e zjarrit ka krijuar vështirësi për punën e zjarrfikëseve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së këtij zjarri. Drejtoria e policisë së Elbasanit ka vënë në pranga gjatë kësaj kohe 2 persona, të cilët kanë qenë të dyshuarit kryesor të një zjarri në këtë rreth.