Publikuar me : 28.12.2011 Ne :
Kronike - 52 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Një konflikt mes dy vëllezërve e ka ndezur situatën më tej duke shtënë me armë gjahu. Kjo ngjarje e rëndë është sinjalizuar pak minuta më parë në fshatin Jagodinë të Elbasanit, ku një prej vëllezërve është në gjëndje të rëndë për jetën.
Sipas uniformave blu mësohet se i plagosuri është Artur Eshja, i cili është transportuar menjëherë për në urgjencën e Elbasanit. I vëllai i tij, pas plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen më tej të shkaqeve që çuan në këtë akt, sikundër janë vënë në ndjekje të autorit.