Publikuar me : 14.09.2011 Ne :
Kronike - 34 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Burime nga Elbasani bëjnë të ditur se janë rikthyer zjarret në këtë zonë. Sot një vatër e re zjarri është shfaqur në fshatin Shalës, të këtij rrethi. Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe toke.
Në flakë ndodhen sipërfaqe pyjore, ullishte dhe vreshta. Vatra e zjarrit, rrezikon banesat që ndodhen në këtë zonë. Zjarrfikëset kanë kërkuar ndihmë nga qytetet e tjera për shuarjen e flakëve të këtij zjarri të madh. Qarku i Elbasanit gjatë këtij sezoni është prekur nga zjarre të shumta, të madhësive të ndryshme.
Burime nga policia bëjnë të ditur se nëse zjarri nuk vihet në kontroll mund të rrezikohen banesat. Ndërkohë, ka nisur evakuimi i banorëve.