Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Elisabeta e II refuzon Leka Zogun

Publikuar me : 21.04.2011 Ne : Kuriozitete - 73 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

I vetequajturi Leka I dhe djali i tij nuk do te jene te ftuar ne dasmen e princit William ne Britani. Ajo qe na shtyu te kerkonim per kete gje ishte nje shkrim ne faqen toledoblade.com ku, sipas studiuesit Nicholas Lane, djali i Ahmet Zogut dhe nipi i tij (perkatesisht Leka Zogu i Pare dhe Leka i Dyte) nuk mund te ftohen ne martesen mbreterore britanike mes princit William Arthur Philip Louis Windsor (i biri i Lady Dianes) dhe Catherine Elizabeth Middleton, martese kjo qe do te zhvillohet me 29 prill 2011 ne Londer.


Per te konfirmuar, apo pergenjeshtruar kete lajm, gazeta kontaktoi dje me Zyren e shtypit prane familjes Zogu ne Tirane. Zedhenesja, Juliana Batusha na konfirmoi se as Mbreti dhe as Princi Leka nuk jane te ftuar ne nje nga dasmat me te rendesishme ne Britani. Ajo nuk ishte ne gjendje te na shpjegonte pse...


Lista e te ftuarve ne dasmen e William me Kate eshte ne fakt, pjese e nje protokolli shteteror ne Mbreterine e Bashkuar, e kesisoj sita qe vendos per kedo qe ftohet eshte nje filter shume rigoroz. Fakti qe pas referendumit ne Shqiperi per formen e qeverisjes ne Shqiperi, djali i Ahmet Zogut, Leka u shfaq para nje turme mbeshtetesish me arme ne dore, tipike kjo e nje tentative per grusht shteti, dhe u akuzua me pas pikerisht per tentative grushti shteti (ndonese ceshtja u pezullua nga Prokuroria, pa shkuar ne gjykate), paska qene e mjaftueshme per protokollin e Mbreterise me te vjeter sot ne bote, per te lene jashte listes se te ftuarve pasardhesit e Mbretit Ahmet Zogu, te shqiptareve.


Ky i fundit, dihet se ka pasur marredhenie shume te mira me autoritetet ne Londer kur u desh te jetonte atje pas Luftes se Dyte Boterore, ashtu, si ne fakt, edhe shume familje te tjera te shkurorezuarish anembane botes...


Gazeta po risjell ne vemendje te lexuesit nje lajm te botuar me 9 shkurt te vitit 1999 nga sherbimi boteror i BBC ku thuhet Mbreti Leka i I i shqiptareve eshte arrestuar ne shtepine tij ne Johanesburg. Ky lajm ben fjale per nje ngjarje qe dhe ne shtypin shqiptar u botua atehere dhe qe implikonte Leka Zogun ne trafik armesh. BBC njoftonte atehere se Sipas policise, ne banese i jane gjendur me teper se 70 arme me 14.000 cope municion. Arsenali ka pas te perfshira pushke AK47, granate-hedhes dhe antinjeri. Nuk dihen detaje te tjera rreth ketij arrestime, por qe mbreti ka pas arme ne shtepi kjo eshte e ilustruar edhe me foto.


14 vjet me pare ne Tirane eshte hapur edhe nje procedim penal per Leken me akuzen organizim kryengritjesh te armatosura, por, kjo dosje u mbyll ende pa arritur ne gjykate dhe nuk u kuptua asnjehere se perse. Familja mbreterore shqiptare nuk eshte e vetmja qe nuk eshte ftuar perfshi ketu presidentin amerikan Obama, ky i fundit ka nje arsye krejt tjeter, pasi dasma nuk eshte shteterore, por, private mbreterore.


Te ftuarit kryesore jane anetaret dhe te afermit e familjes mbreterore Eindsor dhe po thuajse te gjitha familjet mbreterore europiane hyjne ne kete rreth, pervec familjes mbreterore shqiptare. Kjo martese nuk eshte martese shteterore, pasi Princi Eilliam nuk do ta trashegoje fronin pas vdekjes se Mbretereshes Elizabeth II. Mbreti i ardhshem do te jete babai i tij, Princi Charles.


Detajet e dasmes
Princi William dhe Kate Middleton do te nisin ceremonine e dasmes se tyre me nje pritje nga mbreteresha ne Buckingham Palace. Sipas informacioneve te zbuluara nga organizatoret, gjithcka do te nise me 29 prill ne oren 11 00 te paradites, ndersa ne Westminster Rowan Williams do te martoje ciftin. Pas ceremonise, ata do te drejtohen per nga Buckingham Palace ku do te vazhdoje takimi me te ftuarit.


Princi Charles do te ofroje nje darke private ne mbremje dhe ajo do te shoqerohet me kercim. Ne te do te jene te pranishem cifti, miqte e ngushte dhe familjaret. Kryeministri britanik, David Cameron, ka deklaruar se dita e marteses do te jete nje feste kombetare dhe pritet qe te kete vizitore nga e gjithe bota. William dhe Middleton, qe te dy 18 vjec e lajmeruan lidhjen e tyre ne daten 16 nentor te vitit te shkuar.


Ata u takuan se bashku dhe u njohen teksa studionin ne universitetin St.Andrees ne Skoci, studime qe nisen ne vitin 2003. Çifti ka deklaruar tanime se pas marteses do te jetojne ne Uellsin verior dhe se Williams do te sherbeje si pilot i forcave ajrore te mbreterise.


Dasme ne kohe krize
Dasma e Princit William me Kate Middleton me 29 prill, do te jete e mbushur me pompozitet, me nje ceremoni jo teresisht tradicionale, e cila do te perfundoje me nje mbremje vallezimi ne Pallatin Buckingham. Ceremonine fetare per bashkimin e ciftit do ta drejtoje Peshkopi i Canterberit, Rouan Uilliams.


Martesa fetare e ciftit 28-vjecar do te behet ne Katedralen Westminster. Por, ndryshe nga tradita mbreterore, nusja do te mberrije ne ceremoni me makine, ne vend te karroces prej xhami. Kjo eshte nje perpjekje e familjes mbreterore qe ceremonia te mos duket aq luksoze ne kushtet e krizes ekonomike qe po perjeton Britania.


Megjithate, te porsamartuarit do te kthehen ne Pallatin Bakingam, me nje karroce, e cila do te kaloje permes Londres, duke i dhene mundesine shume londinezeve dhe turisteve te shohin ciftin mbreteror.


Kush do te jene te ftuarit e dasmes mbreterore mes Kate dhe William?

Britania e Madhe eshte perfshire nga ethet e dasmes mbreterore, e cila mbahet kete muaj. Nje nga ceshtje, e cila perben me teper kuriozitet per britaniket dhe jo vetem eshte lista e gjate me te ftuarit e ceremonise martesore. Pallati Mbreteror ende nuk ka bere publike zyrtarisht listen e plote, por tashme ka disa emra, te cilet thuajse jane te sigurt qe kane marre nje ftese.


Ylli i futbollit David Beckham do te jete se bashku me gruan e tij Viktoria Beckham. Elton John me partnerin e tij David dhe Bogoda Seelawimala do te jete i ftuar gjithashtu, ndoshta nje nga te ftuarit e pakte ne martese, te cilet do te jene te veshur me veshjen tradicionale portokalli budiste. Ende nuk eshte e qarte, por ne liste mesohet se bejne pjese politikane, diplomate, udheheqes fetar dhe miq, te cilet Kate dhe Princi William i kane bere gjate kohes se studimeve te tyre.


Kryeredaktori i revistes me profil te larte shoqeror Tatler, tha se shume britanike hiqen sikur nuk duan tia dine nese do te kete nje ftese per ta apo jo, pavaresisht se cdo mengjes kontrollojne kutine e tyre postare me shpresen se mos ka nje ftese aty brenda. Kate dhe William kane treguar dhe anen tyre moderne, raportojne mediat britanike, duke ftuar ne dasme disa nga miqte e tyre, perfshire edhe disa ish partnere.


Te dhenat tregojne se rreth 1900 ftesa do te shkojne per njerez te politikes, pa perfshire ketu miqte e ciftit. Ka te ftuar edhe shume anetare te organizatave bamirese me te cilet Kate dhe William kane punuar, ndersa mesohet se me kembenguljen e Kate, ne liste jane perfshire edhe nje kasap dhe pronari i nje dyqani dhe Pub-i ne fshatin e saj te lindjes ne Bucklebury.


Mediat britanike kane raportuar se rreth 50 ftesa jane derguar nga Mbreteresha Elizabete, 250 nga Chales dhe Kamilla po aq sa edhe Kate dhe William, ndersa rreth 100 ftesa jane derguar nga Familja e nuses. Mesohet se Elton John eshte thirrur ne dasme per arsye te miqesise se tij te forte me Princeshen Diana, ndersa thuhet se Princi William eshte duke u perpjekur te beje gjithcka per te nderuar nenen e tij ne kete martese.


Princi Uilliam dhender me kostum ushtarak?
Ndersa pergatitjet e dasmes mbreterore jane ne kulmin e tyre, duket se nje nga elementet e saj jo pak te rendesishem, eshte veshja e dhendrit. Flitet se Princi Eilliam ka perzgjedhur per kostum te dhenderise uniformen ushtarake, sikunder kane bere edhe paraardhesit e tij, Mbreti Xhorxh i 5 dhe ai i 6-te.


Uniforma ushtarake do ti jape nje autoritet te vecante dhendrit mbreteror. Studiot me te njohura britanike qe dizajnojne dhe qepin rrobat ushtarake jane ne pritje te nje porosie nga familja mbreterore, qe mund tu paraqitet atyre shume shpejt. Pelqimin e saj per kete veshje, duket te kete dhene edhe vete nusja Kate Middletown.


Kate e William, muaji i mjaltit do te zgjase.... 2 vjet

Nje muaj mjalti qe do te zgjase dy vjet, apo edhe me shume. Kjo eshte ajo qe ka vendosur mbreteresha Elisabeta per ciftin sovran te ardhshem te Anglise, William e Kate. Shkelqesia e saj eshte gjithmone e me e bindur se Catherine Middleton, princesha e ardhshme britanike, duhet te kete ne dispozicion te gjithe kohen e nevojshme per te hyre ne menyren e duhur ne familjen mbreterore angleze. Keshtu, ajo ka vendosur se per dy vjet, ata te dy do te jene te liruar nga cdo impenjim.


Asnje detyrim ne perfaqesimin e monarkise e ndoshta ndonje udhetim per tu kryer jashte, ne gjirin e Commoneealth. Sipas mediave britanike behet fjale per nje sinjal te forte per Princin William, si dhe nje periudhe, ne te cilen mund te reflektoje... Faktikisht, kjo zgjatje e muajit te mjaltit duket se eshte pak a shume ajo qe i ka ndodhur vete mbretereshes.


Elisabetta II dhe Duka i Edimburgut pas marteses se 20 nentorit 1947, kaluan 18 muajt e pare ne Malte, aty ku Duka ishte i impenjuar si zyrtar i Marines. Ndersa William e Catherine do te jetojne ne ishullin e dAnglesey.


BBC ne 7 shkurt 1999 per arrestimin ne Afrike.

http //webcache.googleusercontent.com/search?q=cache y2oYsMqhGRYJ nees.bbc.co.uk/2/hi/africa/274142.stm+leka+I+south+africa+arrest&cd=1&hl=en&ct=clnk&source=www.google.com


Pretenduesi ne mergim i fronit mbreteror te Shqiperise, Leka Zogu, ka qene i arrestuar ne Afriken e Jugut. Pas nje kontrolli ne shtepine e tij ne Johanesburg eshte zbuluar nje sasi te madhe armesh.


Ai dhe tre te huajt e tjere do te paraqitet ne gjykate te henen me akuzen e mbajtjes se armeve te zjarrit te paligjshme.
Policia thote se kapi me teper se 70 arme me 14.000 cope municion te premten ne mbremje. Arsenal perfshine pushke AK47, granate-hedhes dhe antinjeri.
Policia thote se armet jane gjetur ne shtepine e Leka Zogut. Te enjten, autoritetet e Afrikes se Jugut revokohet nga privilegjet diplomatike te Lekes, i cili iu dha atij ne l991 nga qeveria aparteidit.


Leka ishte dy dite qe kishe ardhur ne jete kur babai i tij, Mbreti Zog, arratiset nga Shqiperia ne 1939. Mbreti Zog kishte caktuar djalin pasardhes te tij para vdekjes ne vitin 1961.


Pasi kaloi pjesen me te madhe te jetes ne mergim, nje pjese ne Afriken e Jugut, Leka shkoi ne Shqiperi ne vitin 1997 ne nje fushate te deshtuar per te marre fronin.
Por votuesit hodhen poshte nje propozim per te rikthyer monarkine ne nje referendum ne qershor te atij viti.


Ne Tirane Leka eshte akuzuar per organizimin e nje kryengritje te armatosur pas humbjes se tij, para se ai te ikte perseri ne mergim.


Te pa ftuarit ne dasme

Pse ka kaq shume te ftuar mbreterore karshi numrit te pakte te politikaneve *perfshi Presidentin Obama) te cilet nuk jane te ftuar?
E para sepse Princi William nuk eshte akoma Princi i Wellsit, qe do te thote Princi trashegimtar. I ati i William, princi Chalrs eshte trashegimtari iu drejtperdrejte i fronit qe sot mbahet nga nena e tij, Mbreteresha Elizabete.


Kesisoj, dasma e William, nuk konsiderohet si nje dasme shteterore me te gjitha atributet e saj. Nga ana tjeter, ne katedralen ku do te celebrohet martesa do te mund te ulen familjare te Princit William, kryesisht anetare te familjeve te vjetra mbreterore te Europes, meqe Mbreteresha Viktoria njihet ndryshe edhe si nena e familjeve me gjak blu ne Europe, ngaqe pasardhesit e shume familjeve te tilla, si ajo e Spanjes, e Greqise, Norvegjise, Danimarkes, etj, jane njekohesisht pasardhes se saj, e kesisoj kusherinj te Princit William.


Ka dhe shume monarke te tjere, si per shembull Perandori dhe Perandoresha e Japonise te cilet nuk do te jene te pranishem per shkak te termetit dhe Cunamit atje.
Do te jene te pranishem edhe shume mbreterore te tjere kryesisht te Azise dhe Lindjes se Mesme, te cilet ka shume gjasa te ulen ne stolat e pasim ne fund te Katedrales.
Zogu, 6 vite jete ne Londer


Londra nuk ka qene e panjohur per mbretin e vetem te shqiptareve Ahmet Zogun. Ai ka jetuar per 6 vjet ne keshtjellen Buckinghamshire, nje zone rurale prane Londres. Shume pak e kane ditur se nje pjese te jetes mbreti i shqiptareve ka jetuar ne Birtani. Historiani Neil Rees ka bere nje studim per kete pjese te jetes se tij dhe ka zbuluar element interesant nga jetesa ne ate vend.


Vitet ne Parmoor House, kane qene mes nje komunitet te vogel rural ne Buckinghamshire ne Angli. Shtepia ku ai ka jetuar eshte akoma e pandryshuar. Ajo duket ekzaktesisht e njejta dhe nje pjese e mobilieve qe Mbreti Zog ka perdorur jane akoma aty. Madje dhe librat qe gjenden ne rafte, aty jane te njejtet libra qe ishin kur Zogu jetonte aty.


Sipas historianit Ress, Zogu e la Londren pasi ai fillimisht e mori me qira per 5 vjet Parmoor House nga familja angleze Cripps, dhe ne fund te qerase, ne vitin 1946 familja shpresonte ta shiste shtepine. Sipas artikujve te gazetave ne ate kohe, Mbreti Zog kishte marre ne konsiderate faktin per te blere nje shtepi ne Londer, por ne ate kohe Britania e Madhe e kishte njohur Republiken e re komuniste te Shqiperise, ndaj Zogu vendosi se kishte nevoje per nje baze te re me lidere me mbeshtetes ndaj deshires se tij per tu kthyer ne Shqiperi.

'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Bashkemoshatareve te mia

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kuriozitete - Lexuar : 95 here.
Julian Hoxhaj Lot, dhimbje, ulërima, nëna që vajtojnë,baballarë që qajnë në heshtje, pedagog që ulin kryet, studentë që bisedojnë me njëri-tjetrin dhe qajnë në heshtje, gazetarë që transmetojnë pa reshtur, politikanë dhe personalitete që pasojnë, qytetarë që vijnë të heshtur dhe përloten kur kalojnë para fotografive të 11 engjëjve të vendosura në hollin e universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’. Ndoshta kjo ishte hera e parë që kur ky universitet është...Lexo te gjithe artikullin »


» Konsensus jo kompromis
» Aksidentet miresetevijne
» Bashkemoshatareve te mija
» Serbia heq makiazhin
» Tragjedia si kusht per solidaritet
» Te dedikohem nje faleminderit, Greqi
» Per cfare kane nevoje shqiptaret
» Pse tremb vota e emigranteve?
» Eksperience me nderkombetare
» Shqiptaret si faktor stabiliteti

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit