Metafizika, na thoshte nje mesues, u quajt nga lecitesi latin, ajo pjese e vepres se maqedonasit Aristotel, qe vinte pas Fizikes. Por meqe physis domethene natyre, metafizikja eshte thjesht e mbinatyrshmja. E pertejshmja, infiniti, e pashmja simbas drites...
Ajme jetojme ne epoken e anti-metafizikes, ne konsumizem, dhe te gjitha keto tingellojne patetike. Kjo epoke eshte vec tjerash edhe anti-fizike. Kaq na jane erresuar syte nga mallrat, sa kemi humbur edhe lidhjen me natyren, me fiziken. Dhe meqe e kemi humbur, kjo lidhje eshte bere qellim ne vetvete. Priremi drejt fizikes, duke u nisur nga deshperimi yne material, si dikur prireshim drejt metafizikes, duke u nisur nga pamjaftueshmeria jone fizike.
Por shpirti yne eshte aq i paushqyer, sa cdo kundermim metafizike, na ben efektin e nje helmi. Sa nga njerezit e sotem mund ta degjojne Moxartin, pa iu dukur si muzike te vdekurish fjala vjen?
Per te folur tani me ne konkret per shpirtin shqiptar, e ndjejme sa i kufizuar eshte bere ai, nga reformat e historise, sidomos atyre te shekullit te kaluar. Nuk po flasim per shpirtin Spirit (Spirito, Geist), por per shpirtin Soul (Anima, Seele). Per boten gjysme-errcake te shqisave, qe po erresohet gjithmone e me shume. Shpirti shqiptar po humbet instinktet, por pa fituar mendimin. Po humbet reflekset, pa fituar refleksionin. Mendimi eshte instinkt i ri, prandaj i dominon instinktet e vjetra fizike, dhe eshte i vetmi instinkt metafizik.
Ne mungesen e programeve reale, atyre qe i mundesojne njeriut te vetendertohet, jemi sot para dy modeleve sendertuese. Sera e socializmit sovjetik eshte zevendesuar me xhunglen e tranzicionit, dhe synohet qe te shitet xhungla per te blere seren. Ne dyja keto modele zhvillimi te kopshtit antropologjik, shpirtit i merret fryma (per ta thene filozofikisht me sakte, do me duhej italishtja, e do thosha allo spirito vien tolta lanima). Xhungla eshte model a-politik, pra antimodel, anarki. Sera prodhon ne seri, por njerez te skaduar amà, te konsumuar.
Nese elita jone ka modele kaq te skaduara per ne, kjo do te thote se ajo nuk ka model per vete. Dhe ajo nuk ka lidhje organike me elitarizmin e viteve 30, sado qe me fjale mundohet ta beje. E madje pyetja shtrohet a kemi elite? Jo. Nuk kemi. Kjo elite synon te na beje te besojme se ne nuk kemi teknologjine per ta kuptuar. Por meqe ajo e ka teknologjine, si ka mundesi qe nuk kupton vetveten?!
Thjesht se i mungon ai dimensioni...
Çeshte nje elite, perpos se nje levizje qe prodhon metafizike?! Ne kohen kur njerezimi ishte me pak i robotizuar nga teknika, i donte lundertaret e poetet e heronjte e vet, pasi keta e pajisnin me metafizike, i jepnin frymemarrjen univerale, energjine jetesore, largpamesine profetike. Sot sistemit nuk i duhen me tere keta figura te shpirtit, i duhen thjesht bateri.
Pa metafizike, fjalet jane thjesht miza. Jane miza qe kalojne koke me koke, hyjne ne veshe e dalin nga goja, gjithnje e me te azdisura, gjithnje e me pickuese e verbanike. Shikojini se cndodh me tere komunikatoret - conquistadores te ekranit te vogel - gazetaret, politologet e politikanet, pedagoget e intelektualet, aktoret e regjisoret, kengetaret dhe kompozitoret? A bejne gje tjeter perpos se transmetuari mizat?! Mizat e njeri-tjetrit. Mizat e labirintit! Mizat e ketij realiteti te mbyllur, jo per shkak te vogelsise se vendit, por per shkak te mungeses se metafizikes!
Edhe Irlanda eshte e vogel, por shpirti irlandez merr fryme thelle. Sepse nje shpirt nuk eshte nje shpirt po nuk u derdh ne nje plan shpirteror.
Dicka aktuale, tash. Kur themi se ne shqiptaret e kesaj Shqiperie duhet te dalim, nuk kemi parasysh se duhet te bejme pasaportat biometrike dhe te harxhojme ato pak kursime qe kemi. Te dalim, te dalim sa me pare, e jo te ikim, por te shkojme. Per hir te atyre qe vdiqen ne kufi, te dalim, per te pare liri me sy, aty ku liria funksionon...
Por ata qe vdiqen martire, e kishin metafiziken e lirise e ne mund te vdesim pa e pasur; shpirtrat e tyre e pane lirine, e ajo qe shkendija qe i beri te levizin edhe fizikisht. Sikunder, shume shpirtra qe kane lindur ne liri, nuk do e shohin ate, pasi nuk e kane metafiziken e saj.
Kur flet per fiziken dhe metafiziken, smundesh dot ma ta vesh theksin tek e dyta. E don metafizika e tekstit. Ngase thjesht po shkruan pa folur. E ne fakt ne kohen tone per shkak se po minohen te dyja, natyra dhe e mbinatyrshmja bejne lidhje te vetme (religjon tunjishem), per te krijuar njeriun me ndjeshmeri kozmike, si pergjigje ndaj robotit elektronik.
Pse e duam hebreun, te krishterin, muslimanin, sic duam poetin, muzikantin, e Ainshtajnin? Se kane metafizike, se kuptojne gjuhen e krijimit, ia hapin dyert drites, dhe jane jeta e kesaj bote, qe pa ta ska jete.
Metafizika ose skaji kah synohet. Pasi vetem duke synuar te gjesh mbinjerezoren, mund te arrish se paku njerezoren.