Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Elvis Rroshi Ju kerkoj ndjese, ishin oret me te veshtira te jetes sime

Publikuar me : 02.06.2011 Ne : Politike - 286 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Kreu i bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi, shperndau pasditen e se enjtes nje deklarate per publikun duke kerkuar ndjese per lajmin e tmerrshem qe erdhi si pasoje e deklarimeve te bashkeshortes se tij. Sipas Rroshit, ai ndjen keqardhjen per angazhimin e shume aktoreve ne historine e nisur prej dites se djeshme dhe qe u cilesua nga mediat si ceshtja Griselda.


Me poshte deklarata e ndjeses se kreut te bashkise se Kavajes, Elvis Rroshi


Ne emer te familjes time, te babait, nenes, vellait, motres dhe te afermve, si edhe ne emrin tim personal, i kerkoj ndjese opinionit publik per tmerrin e lajmit te djeshem qe sot rezultoi i pavertete.

U kerkoj ndjese bashkeqytetareve te mi kavajas qe ndane me mua dhe familjen oret e mia me te veshtira te jetes duke na ndenjur prane gjate kohes kur e verteta per ne ishte fare tjeter nga sa doli.

U kerkoj ndjese te vecante miqve te Partise Socialiste qe nuk u kursyen ne solidaritetin me familjen time.

Falenderoj prokurorine dhe mjeket e perfshire ne zbardhjen e ngjarjes. Ata bene gjithshka me shpejtesi, profesionalizem dhe miresjellje njerezore. U kerkoj ndjese edhe atyre per gjithe ate stres.

Falenderoj edhe median per vemendjen e vecante. Kerkoj te na falin per mundimin e tyre dje te gjithe gazetaret e kameramanet qe qendruan me ore deri naten ne rrugen para shtepise.

Çdo njeri mund ta kuptoje fare mire gjendjen shume te veshtire ku une vete ndodhem.

E vetmja gje qe premtoj me bindjen me te thelle eshte angazhimi im maksimal per tu sherbyer qytetareve kavajas dhe qytetit tim, me te cilin ndjehem sot ne nje borxh edhe me te madh.

Edhe njehere ndjese te gjitheve.

Me respekt


******************
Griselda Rroshi pranon Nuk isha shtatzene. Sajova gjithcka


Bashkeshortja e kryebashkiakut te Kavajes, Griselda Roshi pranon se deshmia e saj per rrembim ka qene e rreme. Nje gje te tille ajo e ka pranuar par prokuroreve te Gjykates se Krimeve te Renda. 28-vjecarja e shoqeruar nga nje psikologe ka sqaruar ngjarjen e cila ne fakt si perfundim ka rezultuar se ka qene gjithcka e sajuar prej saj. Ajo ka sqaruar se nuk eshte rrembyer dhe se nuk ka qene asnjehere shtatzene.



* * *


Policia e Tiranes ne deklaraten e saj per shtyp ka zbardhur ate qe fillimisht u quajt pengmarrja e 27-vjecares Griselda Roshi. Sipas policise, e cila ne bashkepunim me Prokurorine e Krimeve te Renda kishte ngritur dy grupe hetimore, Griselda Roshi nuk ka qene asnjehere shtatzene.


Ne njoftimin per shtyp, Policia e Tiranes ben te ditur se menjehere pas denoncimit te bere nga kunati i 28-vjecares ka filluar hetimet per rastin. Sipas policise, Griselda pas ndarjes nga mikja e saj, e cila ka deklaruar se Griselda dukej se ishte prane lindjes, ka marre nje taksi. Eshte marre ne pyetje shoferi i taksise, i cili ka deklaruar se me kerkese te saj e ka derguar ne hotel Broduej dhe ajo ne pamje te pare dukej shtatzene.


Policia ka marre ne pyetje punonjesit e hotelit, te cilet kane deklaruar se ne momentin e regjistrimit, ajo dukej shtatzene ne muajt e fundit. Sipas tyre, ajo ka marre nje dhome dhe ka qendruar atje e vetme deri rreth ores 01 30. Kur ka dale nga dhoma, Griselda nuk dukej shtatzene dhe ka marre nje tjeter taksi, e cila e ka cuar ne kliniken mjekesore IKEDA. Aty ajo eshte ankuar per te vjella dhe diarre dhe sipas deshmise se mjekut qe e ka trajtuar me serum, ajo nuk ishte shtatzene. Pas mjekimit, ajo ka marre serish nje taksi dhe eshte larguar nga klinika.


Policia per deklaraten e saj zyrtare eshte mbeshtetur edhe ne ekzaminimin qe iu be 27-vjecares nga Instituti i Mjekesise Ligjore sot paradite, i cili ka dale ne perfundimin se Griselda Roshi nuk ka qene asnjehere shtatzene.




'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit