Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ema Andrea Shqiptaret nuk e meritojne kete lloj teatri.

Publikuar me : 08.04.2010 Ne : Kulture - 221 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Aktorja dhe regjisorja e quan hileqare idene per ngritjen e nje teatri, pikerisht per Humorin dhe Satiren. Andrea ndalet ne probleme te teatrit hapesirat e pakta per kompanite private, ligji qe nuk aplikohet, menaxhimi me humbje i Teatrit Kombetar dhe e ardhmja deshperuese e te rinjve


Shqiptaret nuk e meritojne kete lloj teatri. Eshte fjala e fundit qe aktorja Ema Andrea thote per gjendjen e sotme te teatrit, qe ndoshta duhej thene e para. Andrea eshte nder ato modele qe nuk ka ndenjur kembekryq ne pritje te regjisoreve, projekteve, buxheteve.


Eshte themeluesja e tri shoqatave teatrore Laborator X, Pegasus dhe se fundmi Oda, nje pervoje qe ajo e sjell ne kete interviste per Shekullin, bashke me disa opinione per teatrin sot, njerezit qe marrin role me lopate, shfaqjet qe vihen vetem nga 10, apo 15 here dhe askush nuk jep llogari.


Ema, cmendim ke per teatrin e ri qe do ti shtohet Tiranes, ai i Humorit dhe Satires?


Ajo hapesire e re eshte. Nuk e di perse e kane ngushtuar ne drejtimin e humorit dhe satires sepse ne nuk kemi ketu njeqind mije hapesira teatrore. Mund te vihen shfaqje satirike ne Teater Kombetar. Nuk kuptoj cfare nenkuptojne me kete specifike.


A kemi nevoje te ngutshme per kete teater?


Nevoje e ngutshme eshte hapesira e re. Handikapi i ketij koncepti eshte perse duhet specifikuar si Teater i Humorit dhe Satires. Duket si hile kjo. Kane gjetur emrin dhe po mendojne ta pershtatin me nje hapesire te re. Mund te ndertojne Teatrin e te Rinjve dhe te gjithe studentet qe mbarojne shkollen te kene nje hapesire tyren per ta shfrytezuar, ku te bejne humor, satire, drame, tragjedi, kontemporane apo absurde.


Kjo ngushtesia e titullit te teatrit ne vitin 2010 me duket absurde, kur mund te eksperimentohet pa fund brenda nje hapesire artistike teatrore. Kjo nuk eshte nisma e nje privati qe i shkrepet te plotesoje nje deshire, por eshte qeveria, shteti, nderkohe qe shteti duhet te beje nje politike per te gjithe.


Nga pervoja jote, si jane mbeshtetur kompanite private teatrore?


Pervoja ime personale lidhet me deshiren si artiste, jo si menaxhere per te organizuar shfaqjet. Artiste qe do te beje teater ndryshe, te krijoje nje hapesire te veten artistike, dhe jo hapesire fitimprurese.


Handikapi i pare me shoqatat lindi se nuk kishte asnje hapesire tolerance ose lehtesimi. Paguanin TVSH-ne per cdo mall qe merrnin, paguanin taksa shtetit. Personalisht, per cdo shfaqje qe kam bere kam paguar qirane ne cdo institucion kulturor qe kam perdorur.


Shteti duhet te krijoje nje lehtesim per shfaqjet teatrore, per kompanite, ose per iniciativat e reja. Kompania private nuk mundet, te pakten pa keto lehtesira, te ekzistoje dhe te menaxhoje vetveten. Qe nga vitet 90-ne e ketej, gara midis iniciativave private dhe atyre shteterore eshte e pabarabarte.


Kush e ka pergjegjesine per kete?


Aplikimi i ligjit. Nuk ka nje zyre, nje qender, ku ti te shkosh dhe te mesosh si duhet te operosh. Shoqatat e teatrit sot kane te njejtat te drejta me te gjitha shoqatat e tjera rinore, e gruas, nderkohe qe specifika jone eshte krejt tjeter.


Teatri duhet te kete vazhdimesi, te krijoje nje repertor, te mundet te mbaje vetveten. Nese ne do te mundeshim te krijonim kompani, ose hapesira, qe njerezit te mbajne vetveten, atehere edhe problemet qe ka Teatri Kombetar, do te jene me te vogla. Kerkesa per te rritur cilesine artistike do te jete me e madhe.


Eksperienca boterore eshte e pafund, ose te aplikohet ai ligj, ose te rishikohet ligji, ose ate qendren e famshme teatrore ta ndertojne. Per mua problemet fillojne dhe mbarojne tek mungesa e deshires se disa personave sepse gjerat jane shume te qarta. Ne Shqiperi ka humbur besimi per cdo lloj gjeje, ashtu edhe per teatrin.


Te gjithe ata qe kane bere shfaqje, e kane bere prej pasionit. Jane me te predispozuara kompani private si Digitalb-i per te ofruar bashkepunim reklame, perkundrejt shfaqjes, sesa shteti qe duhet te kete nje politike te tijen per ti ndihmuar. Dhe ndihma nuk eshte vetem para. Ndihma eshte te mos kene taksa, ti marrin hapesirat pa qira per njefare kohe. Kjo do te ishte ndihma.


Perndryshe te japin para. Ne te gjithe boten, teatri i nxjerr fitimet pas dy vitesh sepse ka shpenzime te medha, dhe duhet te rrije shume kohe ne qarkullim dhe repertori. Teatri Kombetar ia lejon vetes te dale me humbje, sepse eshte institucion shteteror. Kompania private nuk mund tja lejoje vetes te dale me humbje.


Si ishte dikur situata dhe si e shikon gjendjen aktuale ne Teatrin Kombetar?


Per mua atmosfera ishte dhe eshte shume krijuese, sepse ne keto aktivitete marrin pjese njerez qe duan te punojne, te krijojne dicka ndryshe dhe jo njerez pragmatiste, radhet e te cileve po shtohen, qe te bejme ndonje rol, qe te kapim ndonje te ardhur.


Kjo eshte e vertete. Behen role me lopate per te kapur ndonje te ardhur. Behen shfaqje qe jepen nga 10 nga 15 here dhe kaq, kur jane kushtet per tu dhene nga 100 dhe nga 200 here. Nderkohe nuk iu kerkon njeri llogari. Mire e bejne. Me taksat tona mbahen te gjitha institucionet dhe kurrkush nuk cohet per te kerkuar llogari.


Me teper nga shfaqjet e mia eshte shfaqur Medea, qe ishte iniciative private. Megjithate te japesh Medean, vetem 20 here eshte gjynah, per te gjithe krijuesit, financuesit. Ta rivesh ketu, duhen superfinancime dhe teatri tek e fundit, as biznesit nuk i sjell perfitim mbrapsht, sepse as Ligji i Sponsorizimeve nuk funksionon.

Çfare rruge duhet te pershkoje nje i ri qe do te merret me teater?


Te rinjte kane mungese deshire sepse kane pare sesi i kane gjetur vendet e punes paraardhesit e tyre dhe cilat jane menyrat per tu punesuar. Te rinjte e dine qe do te perballen me kete realitet deshperues.


Nuk them se ne kete rast, shteti duhet ta marre te riun dhe ta fuse ne pune. Por atij duhet ti krijohet besimi qe mund ta krijoje vete hapesiren e tij artistike. Kjo do ta shtynte qe te punonte, te kishte individualitet, dhe jo te behej aktori i te gjithave dhe jo i asgjeje, jo te behej diplomaxhi, njerez marrim letra pa fund per te zene nje vend pune. Mundesia per te krijuar hapesiren tende, per te krijuar nje stil, nje figure tenden, eshte e veshtire.


Une jam ne te njejtin gjendje qe jane studentet. Per sa i perket krijimtarise, jam ne te njejten varke, duhet te vazhdoj te punoj per hapesiren time, per krijimtarine time, per menyren sesi e shoh une teatrin, per lidhjen me festivalet, per lidhjet me teatrot e huaja.


Po Teatrin e te rinjve si e sheh?


Festivali i te rinjve sivjet ishte zhgenjim. Qe nga pjeset e zgjedhura. Studentet nuk duan tja dine se ne cfare vendi jetojne, se me cfare problematikash perballen. Ose faji eshte ai i komisionit qe i perzgjodhi. Une kam pare te rinj te vjeter dhe fajin e kane pedagoget, ata qe i pranuan dhe ata qe i dhane cmimet. Duhet te jesh koherent me problemet, me mendesine, me ritmin e vendit ku jeton.

Mendimi im per gjithe kete histori me teater eshte qe shqiptaret nuk e meritojne kete lloj teatri.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kulture - Lexuar : 65 here.
Studentet e Tekstilit dhe te Modes ne FAP“Proces 2012” është ekspozita që çelet sot në orën 11:00 në Galerinë FAP. Më punime të realizuara nga studentët e Atelierit të Tekstilit dhe të Modës në Fakultetin e Arteve të Bukura, Universiteti i Arteve në Tiranë.   Lexo te gjithe artikullin »


» Hirushja e nxenesve qe nuk degjojne
» Nje film nga Abbas Kiarostami
» Kosova e Behlulit, realitet pa mistike
» Sorra te zeza dhe lule shumengjyreshe
» Ky eshte Ismail Qemali, prapa i vjen padija
» Historia jone e dendur me folklor
» Jo gjithmone e perzene Even nga parajsa
» Mbe ane te “erotizmit ne kinema”
» Nga magjepsese ne magjistrice
» Nxenesit mbajne trupin e mjeshtrit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit