Kete fund gushti, po kthehesha ne Tirane nga nje qytet i veriut te Shqiperise.
Zgjodha fugonin per disa arsye. Befas ne hyrje te Laprakes na kaloi me shpejtesi nje
makine me targa te huaja. Shoferi yne leshoi disa thirrje si nuk zbatojne rregullat keta ketu.. aty ku jetojne rrine urte, vijne e shesin mend ca dite ketu, etj etj.
Ne mbeshtetje i doli dhe nje pasagjer aty afer. Si rregull une duhet te kisha pare punen time, por ajo vape te bente qe te perfshiheshe ne bisede. Nderhyra per te treguar ndikimin ekonomik qe kane emigrantet ne Shqiperi
I thashe shoferit, qe nuk po i binin nervat, se pa ata emigrantet si ai qe u fut keq ne korsi, shume njerez vdesin urie ketu ne Shqiperi. I thashe qe ata nuk meritojne ate trajtim nga shteti dhe shoqeria, etj.
Ne fakt, emigrantet po trajtohen ne Shqiperi si lope qe duhen mjele. Qe prej policit te shtetit, tregtarit etj, ata po shihen si njerez qe duhen mjele.
Kurse une i admiroj emigrantet. Ata jane nje force ekonomie e paster pa dengla mburrjesh, ata thjesht punojne,qe do te thote se as kryeministri yne nuk mund te mburret per to, nuk mund te thote se te ardhurat e emigranteve u rriten kaq e aq e se per kete merite ka qeveria ime, nuk mund te prese shirita sa kohe qe vjen nje emigrant, nuk mund te thote se qeveria beri kete ose ate per emigrantin. Ata ia arrijne vete. Eshte nje lloj qeverie e pakorruptuar ajo e emigranteve.
Ia falim dhe atij emigranti qe u fut keq ne nje korsi rrugore apo theu nje rregull, apo qe u tregua disi mendjemadh me ate makinen luksoze, kete duhet ta durojme. Kur po durojme miliarda te vjedhura te qeveritareve tane, si thoni e pse mos te durojme dhe ate qe theu nje rregull rrugor?