Ngritja e pavijonit te Etnografise ne Muzeun Historik Kombetar ka nisur qysh ne fund te vitit 2008, fillim te 2009-es. Atehere u nis projekti dhe asnjehere nuk u cua deri ne fund. Ka ekzistuar per pak kohe nje pavijon i perkohshem brenda atij te Mesjetes me disa veshje, objekte tekstili dhe punime argjendarie qe sot ka lene vetem disa gjurme.
Nderrimi i titullareve te institucioni gjate kesaj kohe, ndryshim i idese se projektit, mos
perputhja e ideve te specialisteve me projektin e firmes ndertuese, e shtyne ngritjen e pavijonit per tre vjet. Sot ka nje platforme shkencore te hartuar nga etnografia Aferdita Onuzi, qe eshte miratuar nga Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve dhe pritet zgjedhja e studios qe merr persiper ndertimin e objektit.
Arkitekt i pavijonit te etnografise eshte Gjergj Bakallbashi, qe eshte pjese e grupit te punes bashke me nje grup restauratoresh. Pervec ministrise, ngritja e pavijonit eshte mbeshtetur edhe nga UNDP. Nuk ka ende nje afat se kur do fillohet aplikimi i projektit konkretisht brenda hapesires se Muzeut, kurse specialistja pohon Une pres qe kete vit ta pres fjongon time, jo ate qe presin zyrtaret.
Onuzi tregon ne nje interviste per Shekullin sesi eshte konceptuar pavijoni, cfare
do permbaje, nga jane marre objektet, si do ekspozohen.
Znj Onuzi, ku ka mbetur puna per ngritjen e pavijonit te etnografise?
Dihet qe nje mjedis i konsiderueshem prej 1200 m2 eshte ne dispozicion te nje pavijoni
etnografik, i cili per nga permasat, por edhe nga menyra e konceptimit, do ti ngjaje nje muzeu etnografik. Eshte parashikuar qe ai te plotesoje mungesen qe ekziston sot per qytetarin vendas dhe te huaj, per studentet, nxenesit, krijuesit e ndryshem, te cilet nuk kane mundesi te shohin nje muze etnografik.
Gje qe ne e ndiejme ne Institutin e Antropologjise Kulturore dhe Studimit te Artit, ku ka vazhdimisht kerkesa per nje fushe a per nje tjeter te trashegimise. Ne ndodhemi ne
veshtiresi sepse edhe fondet qe ruhen ne Arkivin e Kultures Materiale brenda Qendres se Studimeve Albanologjike nuk mund ti hapim per kedo.
Menyra me e mire per ekspozimin e tyre ishte ngritja e ketij Muzeu edhe per qellime studimore, mesimore apo krijuese. Mund te ekzistojne mijera libra per te njohur nje vend, por perseri shkrimet jane subjektive, varet si e ka pare udhetari, apo studiuesi. Objektet muzeale, konsiderohen si faktet me kokeforta, me te pakontestueshme per te njohur zhvillimin ekonomik, shoqeror, historik, kulturor e ne fund te fundit, edhe temperamentin
etnopsikologjine te nje vendi.
Perse u pa e arsyeshme ngritja e ketij pavijoni brenda godines se Muzeut Kombetar?
Idealja ne kete rast do te ishte ndertimi i nje muzeu ne nje godine tradicionale. Te ngrihej
ne banesen e Toptaneve, ku eshte sot restoranti Sarajet, ose ne nje godine tjeter prane Kalase se Tiranes, dy godina qe kane mbetur tradicionale.
Duke shfrytezuar edhe oborrin e tyre, ne menyre te natyrshme mund te jepnim jetesen e popullit shqiptar, ku mund te vinim edhe teknologjine popullore. Nuk u realizua sepse duhej blere territori, banesa dhe nuk u gjet mundesia. Ne keto kushte, sic thote populli kur nuk ke pulen ha sorren.
Deri me tani dime qe ne kete pavijon do pasqyrohet jeta ekonomike ne fshat dhe
qytet. Cilat jane konkretisht objektet qe flasin?
Do te paraqitet ekonomia tradicionale, burimet kryesore ekonomike te jetes ne fshat
dhe ne qytet. Ne fshat, bujqesia, blegtoria dhe mjeshterite, veshjet popullore, mjedisat e banesave, nje ode miqsh e Shqiperise verilindore, nje ambient i brendshem kulle i Shqiperise veriore, nje ode grash e Shqiperise se Jugut dhe nje kuzhine tradicionale. Po ashtu do veprohet edhe me qytetin, vecse aty nuk kemi bujqesine, blegtorine, por mjeshterite popullore, kemi industrine.
Ne pamundesi per te pasqyruar mbi 80 mjeshtri qe jane ushtruar, kemi zgjedhur
ato qe jane kthyer edhe ne mjeshtri artistike, argjendaria, qendistaria, punimi i drurit, punimi i veshjeve popullore. Bashke me objektet e punes do krijohet edhe mjedisi ku eshte punuar. Pershembull vizitorit i jepet mundesia te shohe mjedisin e argjendarit dhe sesi ai punonte me prodhimet tradicionale.
Dihet qe qytetet kane pasur te njejten fytyre. Nga Shqiperia e Veriut dhe e Jugut, kemi zgjedhur ato qe kane pasur perafersi ne menyren e organizimit te jetes, per te perfaqesuar gjeografikisht te gjithe territorin. Here ne fshat here ne qytet ne menyre qe te mos mbetet asnje kend i paperfaqesuar.
Nje vend i eshte lene edhe trashegimise kulturore came, qe eshte pjese e natyrshme e
kultures popullore shqiptare, po keshtu Kosoves, Malit te Zi, Maqedonise. Ne kete siperfaqje edhe pse e ngushte per mua ne fakt, do jete i gjithe populli shqiptar, madje do te kete mundesi edhe per arbereshet.
Do plotesohet pastaj me fotografi per veshjet, banesat, mjediset popullore dhe me
incizime kengesh popullore, instrumentale.
Po veshjet chapesire zene?
Eshte e pamundur te jepen te gjitha variantet e veshjeve popullore. Jane zgjedhur me tipiket, por njekohesish ne monitor kush deshiron sheh edhe variante te tjera te veshjeve popullore, ceremoniale. Njekohesisht jane parashikuar edhe disa filmime kur tregohet menyra e punes se mjeshterve.
Po ne kohe si eshte perfaqesuar kjo kulture popullore?
Objektet me te hershme te rralla i kemi te shek XVIII, por pjesa derrmuese jane te shek XIX dhe gjysma e pare e shek XX.
Nga jane marre objektet?
Jane 1100 cope nga Fondet e Institutit te Antropologjise Kulturore dhe Studimit te Artit,
prane QSA dhe rreth 400 jane ne pronesi te Muzeut Historik. Ne ne fakt qe nga viti 1989-
1990 nuk kemi futur ne fakt asnje objekt ne fond.
Po objektet qe ka fondi i institutit, ne cgjendje ruhen?
Aktualisht jane 32.000 mije objekte. Ka patur nje permiresim para 4-5 vjetesh, eshte bere nje rikonstruksion i pllakave, pjeserisht i dollapeve, i dritareve, por per te qene korrekt dhe per te mos genjyer veten, duhet te themi qe ato duhen ruajtur ne kushte me te mira dhe per me teper duhet te dezinfektohen, per tu mbrojtur nga mola dhe insektet.
Kohet e fundit ne na eshte shfaqur problemi i kimikateve qe kemi perdorur tradicionalisht. Ne fakt sot ne muzete boterore nuk perdoren me kimikate, por krijohen kushte sterile per ruatjen e objekteve ne mjediset ku ato jane. Pra, kemi dy alternativa ose te sigurojme kushtet e duhura, ose kimikatet.
Kohet e fundit jemi ndeshur me kete problem. Jemi interesuar te njerez qe importojne kimikate dhe rezulton qe ai qe kemi perdorur deri tani, nuk tregtohet me, nuk perdoret me ne muze.
Ka pasur materiale te demtuara?
Kur ka lageshtire preken materialet e argjendarise, metalet, qendismat me ar. Mendoj qe me shume duhet te tregojme vemendje per ruajtjen dhe restaurimin e objekteve sesa te botojme nje monografi, ose te hartojme botime te tjera qe fundja presin. Po humbi nje objekt, ka humbur nje pjese e jetes sone.