Publikuar me : 04.12.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 90 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kur ERE është duke shqyrtuar kërkesat për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për tri vitet e ardhshme, bizneset e konsiderojnë një shtrenjtim të saj si kërcënim të drejtpërdrejtë ndaj prodhimit vendas, e cila do të rriste koston duke i bërë prodhimet shqiptare më pak konkurrues me ato të vendeve të rajonit.
“Rritja e çmimit të energjisë elektrike në kushtet e krizës globale dhe gjendjes së vështirë të ekonomisë europiane dhe rajonale, është me pasoja të paparashikueshme të rënda për prodhimin vendor, ekonominë shqiptare në përgjithësi dhe afrimin e investimeve të huaja. Arsyeja është, se si pasojë e rritjes së kostove do të ulet më tej forca e konkurrueshmërisë së industrive vendore përballë të prodhimeve dhe shërbimeve të ngjashmeve të importit”, – deklaroi dje Konfindustria.
Sipas vlerësimeve të industrisë çmimi i energjisë elektrike edhe në kushtet e sotme është të paktën 15 për qind më i shtrenjtë sesa mesatarja e vendeve të Europës Juglindore përfshi edhe vende të zhvilluara të BE.