Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Rajoni - 68 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, e ka cilësuar si “diskriminues dhe racist” ligjin që ka miratuar Senati francez e që konsideron krim çdo mohim të genocidit ndaj armenëve. Mediat bëjnë të ditur se Erdogan ka deklaruar se Turqia do të zbatojë “masa hakmarrëse kundër Francës, hap pas hapi”.
Sipas ligjit të miratuar të hënën, secili që mohon genocidin e kryer nga turqit otomanë kundër armenëve, mund të përballet me një vit heqje lirie apo edhe gjobë prej 57 mijë dollarësh. Udhëheqësja armene e ka quajtur miratimin e ligjit ngjarje historike.