Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ermelinda Meksi le Parlamentin per Banken e Shqiperise

Publikuar me : 01.11.2011 Ne : Politike - 57 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Denis Dedej

Partia Socialiste do t’i propozojë Kuvendit deputeten Ermelinda Meksi si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Gazeta “Shekulli” ka zbuluar se gjithçka ka nisur disa ditë më parë kur deputetja e Qarkut të Fierit i ka shprehur dëshirën kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që të jetë ajo kandidatja e opozitës për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës. Këtij propozimi i është hapur rruga në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve, nga ku mësohet se mazhoranca i ka propozuar opozitës një formulë përmes të cilës të votohen unanimisht tre kandidatët që do të propozohen prej parlamentit.

Burime nga ky takim bëjnë ditur se Partia Demokratike ka propozuar që nga pesë anëtarë që duhet të propozohen prej legjislativit, një të jetë përfaqësues i PS. Për këtë çështje, selia rozë është shprehur parimisht dakord dhe ka nisur diskutimin në strukturat e saj. Pak orë pas zhvillimit të konferencës së kryetarëve, është mbledhur kryesia e grupit parlamentar socialist, nga ku deputetja Mimi Kodheli mësohet të ketë propozuar kolegen e saj Ermelinda Meksi për të qenë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Mësohet se në këtë takim zyrtarët socialistë janë shprehur pro kësaj kandidature, duke marrë parasysh edhe faktin se vetë deputetja kishte shprehur ambicien e saj.

Pas kësaj mbledhje juristët socialistë kanë përpiluar dhe një dokument përmes të cilit Partia Socialiste propozon zonjën Ermelinda Meksi për anëtar bordi të bankës. Në vijim kanë qenë deputetët socialistë të cilët kanë mbështetur këtë nismë dhe 28 prej tyre kanë firmosur dokumentin që i hap rrugë kandidimit të deputetes së Qarkut të Fierit si anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës. Sipas nenit 44, pika 2, të ligjit për bankën, “të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: a) 5 anëtarë propozohen nga Kuvendi; b) tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave; c) një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës”. Duke iu referuar këtij ligji nuk mundet që një anëtare e bordit gjatë ushtrimit të detyrës në mënyrë aktive të marrë pjesë në politikë. Kjo do të thotë se deputetja socialiste do të japë dorëheqjen nga mandati i saj. Ky lajm është konfirmuar dhe nga drejtues të selisë rozë. Në këtë mënyrë, një tjetër deputetet duket se do të ulet për herë të parë në tavolinat e Kuvendit për të zëvendësuar të zgjedhurën socialiste që mbulon zonën e Mallakastrës. Kështu, deputeti që do të pasojë zonjën Meksi do të jetë Anduel Xhindi, i biri i ish-deputetit të Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, i cili u vra përpara shtëpisë së tij pak javë përpara zgjedhjeve të fundit parlamentare.

 

Zbulohet drafti, ja çfarë ndryshon në statutin e PS

Paraditen e sotme Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ku do të diskutojë disa ndryshime në statut. “Shekulli” ka mundur të sigurojë një kopje të materialit që do të shpërndahet sot dhe në të ndodhen të gjitha ndryshmet që do miratohen nga Asambleja.

Në draftin mbi reformimin e mëtejshëm strukturat të PS-së, i cili është përgatitur nga grupi i punës për statutin, vihen re ndryshime në modelin e organizimit të kësaj partie. Duke marrë shkas nga zgjedhjet e fundit vendore të zhvilluara më 8 maj dhe nga analiza e kësaj sfide elektorale është vendosur që organizatat socialiste të mos shërbejnë më si struktura që aktivizohen në raste zgjedhjesh, por të jenë gjithnjë aktive. Për këtë arsye, përmes ndryshime të reja, do të synohet që baza e organizimit të organizatave socialiste në bazë territori (Qendër Votimi, fshat, lagje).

Në shërbim të këtij ndryshimi, Partia Socialiste do të bëjnë në ditët në vijim dhe plotësimet e nevojshme statusore që të shërbejnë në zbatimin e parimit “parti funksionale dhe elektorale”. Më tej, grupi i punës për ndryshimet në statut, i cili është udhëhequr nga kryetari i PS-së, Edi Rama, u propozon forumeve shtimin e strukturës së koordinimit elektoral. “Për të fuqizuar sistemin e koordinimit dhe menaxhimit elektoral, në zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare, propozohet që të krijohet një strukturë koordinuese elektorale me këto tipare kryesore: Parimi bazë – emërimi; funksionimi – vertikal; funksioni – maksimalizimi i rezultatit elektoral; metodologjia – veprim i centralizuar. Një skenë e mundshme e realizimit është si vijon: koordinatorë elektoralë pranë çdo qendre votimi, bashkie apo komune, Zonë të Administrimit Zgjedhor dhe Rrethi”, – thuhet në draftin për reformimin e mëtejshëm strukturor të PS. Duke marrë shkas nga ky propozim, hartuesit e draftit vlerësojnë se në të gjitha nivelet organizative vendore të partisë të krijohen strukturat koordinuese të menaxhimit elektoral.

Përmes ndryshimeve në dokumentin themeltar të Partisë Socialiste do të kërkohet një ridimensionim i rolit të anëtarit të partisë, Organizatës Socialiste, Asamblesë Socialiste në bashki ose komunë dhe Asamblesë Socialiste të rrethit.

Pas miratimit të këtij dokumenti, veprimtaria e organizatave socialiste do të ketë dy ketë dy drejtime: Të jetë funksional dhe elektoral. Së pari, të gjitha organizatat do të duhet që të komunikojnë në mjedisin social ku vepron dhe me grupet e interesit. Së dyti, kjo strukturë do të ketë dhe karakter elektoral, i cili ka të bëjë me kryerjen e veprimtarisë konkrete elektorale për zgjedhjet vendore dhe të përgjithshme, me të gjithë elementet e domosdoshëm organizativ. Për këtë organizatë kërkohet që të ketë një rritje të aftësive për komunikim brenda dhe jashtë partisë, veçanërisht në garantimin statusor të komunikimit periodik me parinë dhe me komunitetin e deputetëve dhe të zgjedhurve në organet e pushtetit vendor. Të gjitha këto propozime do të diskutohen sot në Asamblenë Kombëtare dhe më pas do të votohen në Kongresin e Partisë Socialiste më 5 nëntor.

 

Ku mbështeten ndryshimet e dokumentit themelor

“Propozimet që i paraqiten Kongresit për miratim e integrim në statut dhe në librin e rregullave për zbatimin e tij: janë sintezë e mendime të mbledhura nga anëtarët e partisë dhe drejtuesit e PS të niveleve vendore e qendrore, nëpërmjet takimeve direkte, anketave dhe propozimeve të sjella me shkrim në rrugë elektronike; mbajnë parasysh eksperiencën organizative 20-vjeçare të PSSH dhe atë të disa partive simotra të Internacionales Socialiste, Partive Socialiste Europiane dhe të demokratëve amerikanë; rikonfirmojmë PSSH si parti e progresit”, – thuhet në hyrjen e prezantimit të ndryshimeve në statut, që janë përgatitur nga grupi i punës.

 

Çfarë synohet përmes statutit të ri të Partisë Socialiste

Zyrtarët e lartë të selisë rozë vlerësojnë se propozimet që i paraqiten Asamblesë Kombëtare dhe më pas Kongresit për miratim, janë shprehje konkrete e cilësisë së socialistëve shqiptarë për vetëformim. Sipas tyre, këto ndryshime i shërbejnë PSSH si partia më e madhe politike në vend për të forcuar demokracinë e brendshme të saj. Gjithashtu, hartuesit e ndryshimeve konsiderojnë se do të synohet që të ketë një vendimmarrje kolegjiale të qëndrueshme dhe të forcojë vizionin e saj për perspektivën e vendit e të kombit si dhe për të rritur energjinë pozitive në kushtet e integrimit, globalizimit dhe informatizimit masiv të shoqërisë e të vetë individit. “Pikërisht arritjen e këtyre parametrave komplekse të një partie moderne dhe fitimtare në të gjithë dimensionet e veta synon edhe paketa e ndryshimeve që do t’i paraqitet Kongresit”, – sqarojnë anëtarët e grupit të punës për reformën organizative në Partinë Socialiste.

 

 

 

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Totozani Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falas

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Politike - Lexuar : 81 here.
Totozani  Shtresave ne nevoje t’i behet trajtimi falasAvokati i Popullit, Igli Totozani Avokati i Popullit, Igli Totozani, është shprehur se personat që hyjnë në kategorinë e shtresave në nevojë t’i bëhet trajtimi falas përmes ndihmës ligjore . Në tryezën e rrumbullakët mbi perspektivën e ndihmës ligjore në Shqipëri, Totozani kërkoi bashkëpunim të ngushtë të institucioneve. “Institucioni i Avokatit të Popullit, është maksimalisht i angazhuar për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore, sidomos garantimin e...Lexo te gjithe artikullin »


» Sekretari i KiE-s vjen neser ne Tirane
» Rama ne Gjermani Dua te beja me shume ndryshime si kryeminister
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit te ri
» Kuvend, neser nisin procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Kuvendi hap neser procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Neser Kuvendi hap procedurat per zgjedhjen e presidentit
» Gjykata e Tiranes i heq gjoben e vene nga ILDKP, Dritan Priftit
» Rama vizite njeditore ne gjermani
» Diskutohet projekligji per arsimin parauniversitar
» Kreu i qeverise cakton “kufijte” per reformen zgjedhore dhe ate parlamentare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit