Publikuar me : 30.12.2011 Ne :
Kuriozitete - 23 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
REPLIKË
Ilir Gjoni
Në një komunikim publik do të ishte e udhës nëse çdokush, por në mënyrë të veçantë një person publik do t’u qëndronte normave etike të sjelljes dhe komunikimit qytetar
. Për fat të keq të tij, Ministri i Brendshëm, Bujar Mehmeti (Nishani), në reagim të një komenti që unë kisha bërë në gazetën “Shekulli” para disa ditësh mbi faktin e denoncuar e skandaloz të përdorimit nga ana e tij dhe gjithë drejtuesve më të lartë të Policisë së Shtetit të makinave të vjedhura, në vend që të merrej me problemin, është përpjekur mjerueshëm të bëjë biografinë time
. Ky mund të ishte rast pa interes për një njeri të zakonshëm, por kurrsesi për një figurë të lartë publike siç është një Ministër Rendi e për rrjedhojë jam i detyruar të bëj nja dy komente rreth kësaj simptome që psikoanalistët e quajnë kompleks inferioriteti
. Ky term përdoret për të përshkruar ndjenjën e inferioritetit që ai ka kundrejt të tjerëve dhe kjo ka të bëjë me statusin social, pushtetin, egon dhe ndjenjën e dominimit, elementë këto që Ministrit i duket se i janë cenuar në komentin tim për “Shekullin”
.
Komentin tim kritik, Ministri e ka marrë si një sinjal zhvlerësimi dhe pikërisht këtu ka filluar stimulimi i inferioritetit, turpit e dështimit, duke e marrë kritikën personale dhe duke ngacmuar kështu imagjinatën e tij aspak krijuese për t’i mbushur vetes mendjen se nuk është inferior
. Përmendja e etërve, për fat të keq nuk është simptomë inferioriteti vetëm e këtij Ministri
. Ajo, në fakt, është kthyer në një nga armët konstante të qeverisë së tij dhe drejtuesit të saj
. Por në rastin e reagimit të Ministrit kjo nuk ka asnjë vlerë
. Përkundrazi, madje, ajo nxjerr në pah krizën e tij të identitetit
. Nuk është komenti im ai që ka synuar ta bëjë inferior Ministrin, por është reagimi i tij ndaj atij komenti që e bën të tillë
. Njerëz që vuajnë nga ky kompleks e kompensojnë inferioritetin e tyre përmes qëndrimeve agresive, kokoroshe
. Psikanaliza tipa të tillë i fut në grupin e atyre personave që vuajnë nga ajo që quhet kompleksi i Napoleonit, kompleks i cili del jashtë sferës së shtatit dhe i referohet çdo handikapi
. Po të shihni me kujdes reagimin e Bujar Mehmetit (Nishani) konstatohet fare lehtë se ka një tentativë mjerane për të minimizuar (madje për të mospranuar) dështimet personale duke i vënë gishtin “dobësive” të të tjerëve, duke përdorur mekanizmat e vetëmbrojtës së mohimit të realitetit, shtrembërimit të tij, sulmit ndaj tij
.
Po le të dalim në një plan më konkret, pasi objekti i reagimit tim nuk është diagnostikimi psikik i Ministrit, pasi ai u takon specialistëve të fushës, por të qëndrojmë te thelbi
.
Ministri qysh në fillim tregon cektësinë e tij duke ju referuar “performancës së këtij ministri” (më referohet mua personalisht), pra personalizon një institucion shtetëror me një individ dhe kjo nuk ndodh rastësisht, por shpreh botëkuptimin e tij dhe na tregon qartë se kjo qeveri e ky Ministër institucionet i konsiderojnë si prona të tyre
. Sa i përket përformancës së ministrisë, kur unë e drejtoja atë, mjafton të përmend faktin se kanë kaluar 10 vjet dhe ai duhet ta mbajë mend mirë (në mos të pyesë shefin e tij) se kush organizonte hedhjen në erë të shtyllave të tensionit të lartë, kush e inicioi dhe kush e solli në Shqipëri fenomenin e krimit të organizuar të ngritur në nivel shtetëror, kush organizonte bandat e armatosura që sulmonin me armë komisariatet, kush e organizonte trafikun klandestin me gomone, (i sugjeroj Ministrit të lexojë deklaratat e Berluskonit për zerimin e trafiqeve në atë kohë), kush e organizoi 1997-n dhe kush organizoi grushtin e shtetit të 1998-s
. Ky ministër as nuk merr mundimin të pyesë se kur Shqipëria u rendit në kategorinë e dytë në renditjen që Departamenti i Shtetit u bën vendeve sa i përket trafikimit
. Ja them unë
. Ishte viti 2002, kur unë isha mandatuar të drejtoja këtë Ministri, ndërkohë kur ky apo ndonjë koleg i tij drejtonte ministrinë, pra rreth dy vjet më parë, ne zbritëm një shkallë më poshtë
. Le t’i hedhë një sy raporteve të Departamentit të Shtetit për ta verifikuar
. Por ky zotëri nuk mban mend as krijimin e Qendrës Ndërkombëtare Antitrafik të Vlorës, qendër të cilët këta zotërinj sot e kanë shkrirë dhe e kanë kthyer në resort pushimi ku trashin lëkurën
. Pale pastaj kur flet për varësinë direkte të Policisë nga Ministri
. Ky njeri shterpë nuk e di se për herë të parë Policia e Shtetit u shkëput nga drejtimi direkt i Ministrit pikërisht në vitin 2001 që përkon me periudhën kur unë kam drejtuar këtë dikaster
. Sa për atë çështjen e zgjedhjeve bën mirë ta qepësh sqepin se aty hyn në një fushë të minuar e ti me takatin tënd nuk del dot mbanë
.
Ministri lundron me disa referenca tek raportet e ndryshme ndërkombëtare, por në shprehje të qartë të simptomave që përmenda më lartë, nuk thotë asnjë fjalë për atë çka ndodh sot me këtë ministri
. Madje, nuk cek thelbin e reagimit tim, që ka të bëjë me faktin se përdorimi i mjeteve të vjedhura nga drejtuesit e lartë të policisë është një akt jo etik e jo moral
. Lexuesi është mirë ta dijë se zotëria e ka zakon të vjetër këtë punën e makinave të vjedhura
. Le të gjejë kurajën (dhe kjo është një nga kurat e rekomanduara për kompleksin e inferioritetit) e t’i thotë opinionit publik rastin e para disa viteve, kur po ky njeri mori në përdorim një benz të vjedhur dhe ish-pronari i mjetit e kërcënoi personalisht në telefon
. Thuaje zoti ministër se të bën mirë
. Bëje mirë, bëjë vetë!
Ministri është prekur se unë qenkam shprehur se strukturat drejtuese të kësaj ministrie janë kriminalizuar
. Po ç’t’i bëj o zoti Ministër ish-ambasadorit Withers kur thotë se ai që të komandon realisht ty dhe tërë ministrinë e Brendshme është i kriminalizuar?! Po ambasadorit Arvizu çfarë t’i them që deklaron se “e shkuara nuk mund të përdoret më për justifikim për dështimet…”, apo kur thotë se “ka njerëz që kanë lidhje kriminale… që gjithashtu kanë pozita zyrtare”…
A të ka mbetur më cipë zoti Ministër, kur pa pikë turpi ke deklaruar gjithë pompozitet në Kuvend se “kapja e vrasësve të deputetit Xhindi është punë ditësh”?! Kanë kaluar gati tre vjet dhe ende asgjë në horizont për kapjen dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj vrasje
. Gjej kurajën bashkë me kryeministrin tënd dhe thojini opinionit publik se përse u ndërprenë veprimet hetimore për të dyshuarin kryesor, i cili më pas u largua në Greqi? Kush dilte i implikuar? Thojini publikut e sidomos partnerëve ndërkombëtarë se si është e mundur që nga një telefon i Ministrisë që drejtoni është dekonspiruar një operacion i fshehtë policor me agjentë shqiptarë të infiltruar në grupet kriminale që vepronin aty? A është e vërtetë që një nga drejtuesit kryesorë të policisë rezulton me dosje të hapur në Prokurori, pasi del i implikuar në dekonspirimin e një operacioni policor për kapjen e një krimineli? Le të tregojë Ministri ndercënuar se çfarë i ka deklaruar informatorit që dha të dhëna për kapjen e Dritan Dajtit, kur ky i shkoi në zyrë bashkë me kolegun e tij partiak me inicialet F
. N
. Po mos të shkojmë shumë larg
. Përse ky ministër i “kristaltë” nuk thotë asgjë për tenderin korruptiv të uniformave ku dëmi ekonomik kap shifrën e rreth 5 milionë eurove?! Rrëfeji publikut nëse ke ndonjë lidhje me firmën e ndërtimit që ka fituar tenderin për rikonstruksionin e Pikave të Kalimit Kufitar apo të paktën tre institucioneve penitenciare me paratë e taksapaguesve europianë?!
Ministri Mehmeti (Nishani) flet për kinse dhunë të ushtruar ndaj opozitës
. Me çfarë morali guxon të përmendi dhunën ky zotëri që strehon vrasësit e opozitës të 21 janarit
. Kur individët dhe strukturat e drejtuara prej tij kanë vrarë e kanë fshehur armët e krimit
. Po si more zoti ministër fshitë dhe videot e kryeministrisë ku dokumentoj vrasje e katër opozitarëve dhe ke guxim e përmend dhunën ndaj opozitës
.
Zoti Mehmeti (Nishani) flet për “goditjet e disa grupeve të transportit të drogave” dhe insinuon që “sulmi” im paska qëllim që të fashitë “arritjet” e tij
. Mirë shumë, po harron të thotë se Raporti i 9 Dhjetorit, i Komisionit Europian për monitorimin e procesit të liberalizimit të vizave thotë të kundërtën, duke konstatuar gjithashtu që niveli i kapjes së drogës është ulur ndjeshëm
. Në fakt, edhe pak muaj më parë kështu u karfos kur deklaroi se ka kapur sasi të pamasa droge
. Ndërkohë që lënda doli të ishte paracetamol e jo drogë siç e reklamoi
. Problemi është në të vërtetë më i thellë
. Ky Ministër vuan edhe nga sëmundja e trukimit të statistikave
.
Në udhërrëfyesin e programit të zhvillimit të instrumenteve monitoruese për institucionet gjyqësore ligjzbatuese në Shqipëri, përgatitur nga zyra e OKB-së “Për krimin dhe drogën” në qershor të vitit 2010, thuhet: “Ekipi konstatoi nevojën për përmirësimin në sistemin e regjistrimit të statistikave në nivel policor…Tendencat aktuale në të dhënat për krimet duket se janë jashtëzakonisht të influencuara nga përmirësimi i nivelit të mbulimit të statistikave të krimit
. Disa tregues, siç janë përqindja e krimeve të zbardhura apo të zbuluara, duket se kufizojnë raportimin e krimeve pa persona të dyshuar dhe ofrojnë një panoramë tejet optimiste të luftës ndaj krimit”
.
Nuk dua të analizoj këtu trukimin e shifrave të ministrit që del zbuluar po t’i kryqëzosh me institucionet e tjera shqiptare
. Por, po sjell një shembull domethënës dhe konkluzionin nxirreni vetë
. Sipas raportit vjetor të OKB-së për drogat të vitit 2010, në vitin 2008 në Itali janë arrestuar për trafikun e lëndës narkotike kokainë 1137 shqiptarë
. Ndërkohë, sipas ministrit, për të njëjtën periudhë, dhe për të njëjtën lëndë narkotike, janë arrestuar 32 persona
.
Departamenti i Shtetit, më 20 qershor të këtij viti në website-in e tij ka thënë: “Veprimtaria e krimit të organizuar vazhdon të jetë e pranishme në të gjithë vendin dhe herë pas here çon në konfrontime të dhunshme mes organizatave rivale”. Gjithashtu, shqetësuese janë raportet tremujore të DIA-s, që është Drejtoria Hetuese Antimafia e policisë italiane, ku për tremujorin e dytë të vitit 2010 thuhet: “Kriminaliteti shqiptar tashmë ka arritur një nivel rrezikshmërie dhe shtrirje të tillë, që e vendos atë në një pozicion të spikatur në skenarin kriminal kombëtar
. Organizatat kriminale shqiptare paraqesin karakteristika strukturore transnacionale, pasi ato vetë ia dalin të menaxhojnë trafiqet e lëndëve narkotike të një sasie të konsiderueshme, kryesisht marihuanë, heroinë e kokainë, duke u mbështetur në një rrjet të dendur operuesish bashkëkombës, si në vendin e origjinës në Shqipëri, ashtu edhe në Amerikën e Jugut, Vendet e Ulëta, Spanjë, Turqi dhe në Mbretërinë e Bashkuar
. Veprimtaria e grupeve kriminale shqiptare është e përfshirë veçanërisht në trafikimin e sasive të mëdha të drogës që trafikohet përmes detit nga vendi i origjinës, pra nga Shqipëria”
.
Dhe për ta mbyllur dy sqarime të shkurtra
. E para, zoti Mehmeti (Nishani), ju thoni se “pas largimit të z
. Ilir Gjoni si ministër dhe ardhjes së zotit Spartak Poçi në këtë pozicion, shumë gjëra ndryshuan menjëherë
. Mund të jetë e vërtetë kjo, por me një ndryshim të vogël
. Zotin Spartak Poçi e kam zëvendësuar unë o Ministër! Edhe të drejtën e aksesit në arkivin e ministrisë ta kanë mohuar ata që të komandojnë?!
E dyta, përmend ICITAP-in dhe PAMECA-n
. Mirë bën dhe unë insistoj që të shkosh e t’i pyesësh dhe jo vetëm kaq, por edhe t’i dëgjosh e kuptosh
. Sa për bashkëpunimin me to, po të kujtoj se kanë ardhur në Shqipëri kur partia ku unë bëj pjesë ishte në krye të punëve të vendit
. Dhe kemi bërë mjaft punë të mira bashkë
. Madje, edhe pas gjithë atyre pseudoakuzave që hedh duke nxjerrë nga konteksti citime raportesh, megjithatë, “për punë të keqe” m’u ofrua mundësia e shkollimit nja dy vjet me këta të ICITAP-it
. E di vetë ti
. Të këshilloj që të ndjekësh të njëjtën rrugë, ndryshe do të rrezatosh veç banalitet
. E për sa i përket luftës pesëdhjetëvjeçare të etërve mos shko larg po ktheje kokën mbrapa dhe shihe pak veten të fiksuar në celuloid, kur turreshe me bustin e Enverit mbi supe
. Ishe në Shkollën e Bashkuar atëherë
. Përpos fatkeqësive që të kanë ndjekur në jetë, ke një e cila nuk kurohet dot
. Të mungon identiteti
. Unë i njoh prindërit e mi, por ti mor qyqar që kur ndërron emrin (për sqarim lexuesit-kjo është dhe arsyeja përse unë i referohem me zoti Mehmeti) e vuan çështjen e identitetit dhe kjo nuk është puna ime
. Pasi kjo është punë bastardësh!