Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Ethet reumatizmale te femijet, si parandalohet

Publikuar me : 04.03.2011 Ne : Shendeti - 193 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

Ethet reumatizmale te femijet eshte semundje akute dhe jo kronike, megjithate ajo mund te shfaqet serish. Mjekja reumatologe, Teuta Orgocka, shpjegon se cfare eshte se si mund te jete ecuria e kesaj semundje, si mund te mjekohet dhe si mund te parandalohet.

A mund te shnderrohet kjo semundje ne semundje kronike?

Kjo eshte nje semundje akute, qe do te thote se nuk ka forma kronike, por nuk eshte semundje qe le imunitet. Qe do te thote se pavaresisht se mund ta kesh kaluar me pare kete semundje, nese krijohet terren i pershtatshem, mikrobi qe e ka shfaqur nje here, mund ta rishfaqe serish.

Prandaj, personat qe jane prekur me pare nga ethet reumatizmale, jane kontingjent risku per ta rishfaqur. Kjo eshte arsyeja qe te ky kontingjent, jepet Dipenine per 5 vjet rresht, sipas nje skeme mjekimi, ne menyre qe te parandalohet rishfaqja e etheve reumatizmale.

Si eshte ecuria e semundjes?

Ne pergjithesi, nese kapet dhe trajtohet ne kohen dhe menyren e duhur, kjo semundje ka ecuri mjaft te mire. Sigurisht, nese nuk shfaqen nderlikime ne zemer, gje qe do te kerkonte trajtime te metejshme dhe te vazhdueshme per zemren.
Gjithesesi, nese respektohet skema e mjekimit dhe kapet ne kohe, kjo eshte nje semundje qe kalohet mjaft mire dhe pacienti sherohet plotesisht.

Çfare analizash behen ne kete rast?
Ekzaminimi kryesor eshte kultura e fytit me antibiograme, e cila ndihmon te zbulohet shkaktari kryesor i shfaqjes se semundjes. Kjo ndihmon dhe ne dhenien e mjekimit te duhur.


Si mund te parandalohet kjo semundje?
Parandalim te mirefillte nuk ka, pervec mjekimit dhe kujdesit te vazhdueshem per personat qe kalojne shpesh bajamet. Si dhe personat qe e kane kaluar me pare kete semundje, duhet te bejne mjekimin me Dipenine, per 5 vjet rresht.


Si mjekohet ethja reumatizmale?
Ne keto raste rekomandohet luftim i mikrobit, i cili duhet te behet me antibiotike ne doza te larta, qe ne i konsiderojme doza sulmi per 10 dite rresht pa nderprerje, pavaresisht se pacienti mund te shfaqe permiresime. Aspirina eshte nje mjekim tjeter qe perdoret ne keto raste, dhe kjo ne doza disi te larta. Ne rastet kur nuk permiresohet, rekomandohen kortizonike, ne baze te gjendjes se te semurit.

Rreziku
Çfare nderlikimesh mund te shfaqen
Kjo semundje shfaqet me veshtiresi ne levizje dhe qendrimin shtrire ne shtrat. Por pervecse prek kycet, mund te shkoje deri ne zemer duke dhene demtime serioze, ne valvulat e zemres. Kjo eshte forma me e rende e semundjes. Mund te jape demtime dhe ne veshka, por kjo eshte me e rralle.

Shenjat
Kur duhet te mendojme per ethe reumatizmale
Shenjat kryesore jane temperature te larte, e cila mund te shkoje deri ne 39-40 grade si dhe skuqja lokale, dhimbja dhe pamundesia per te perkulur artikulacionin qe preket nga kjo semundje. Dhimbja eshte e forte, aq sa pacienti nuk mund te levize dhe detyrohet te qendroje ne krevat.


'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Ne mengjes ha si mbret, ne dreke si princ dhe ne darke si varfanjak

Publikuar me : 06.06.2011 Ne kategorine : Shendeti - Lexuar : 612 here.
' Ne mengjes ha si mbret, ne dreke ha si princ dhe ne darke ha si varfanjak. Ne fakt per te pasur nje trup sa me ne forme dhe shendet te mire kjo thenie duket se eshte ligj. Dietologia Blerina Bombaj por edhe shume dietolog te tjere japin shpjegimi se si duhet te ushqehemi ne tre vaktet e dites, madje edhe ne mes te ketyre vakteve. Mengjesi Mengjesi ehste vakti kryesor. Nese ne dlaim nga shtepi pa mengjes eshte njesoi si te dalim ne shi pa cader. Gjate nates ne fillojme dhe humbasim...Lexo te gjithe artikullin »


» Lumi Drino, mbytet nga plehrat
» Farmacistet nuk dine akoma cilat ilace do rimbursohen
» Pacientet me kancer, buxheti 50perqind me pak se vitin e kaluar
» Tumoret, 3500 raste te reja ne vit
» QSUT, perurohet aparatura per tiroidet
» Parazitozat, ja komplikacionet qe sjellin ne shendet
» Parazitozat, shkaktaret e semundjes se perhapur
» Nje semuret, njeqind te tjere bejne sehir!
» Alergjia nga barnat, si mund ta shmangim
» Antibiotiket si karamele

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit