Publikuar me : 12.10.2011 Ne :
Sport - 37 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Tetë skuadra do të luajë për katër vende pjesëmarrëse në finalet e Euro 2012, që do të luhen në Poloni dhe Ukrainë. Shorti i përballjeve do të hidhet sot në Poloni dhe tetë ekipet janë ndarë në dy vazo.
Në të parën janë: Çekia, Portugalia, Kroacia dhe Irlanda. Ndërsa në të dytën: Turqia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi dhe Estonia. Dy ekipet e fundit marrin pjesë për herë të parë në këtë fazë eliminatoresh.
Ndarja në dy vazo është bërë mbi bazën e koeficienteve për kombëtaret. Ndeshjet do të luhen me 11/12 dhe 15 nëntor.
Përveç dy vendeve organizatore për Euro 2012 janë kualifikuar: Spanjë, Gjermani, Rusi, Itali, Francë, Hollandë, Greqi, Angli, Danimarkë dhe Suedi.
Shorti për ndeshjet e finaleve Euro 2012 që do të luhet nga 8 qershori deri me 1 korrik do të hidhet me 2 dhjetor.