Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Eurodeputetja britanike Ludford, optimiste per votimin neser ne PE

Publikuar me : 06.10.2010 Ne : Kronike - 95 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli
'

UPDATE- Ne prag te votimit nga Parlamenti Evropian te propozimit te Komisionit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen, eurodeputetja britanike, Sarah Ludford shprehet optimiste.



Ne nje interviste dhene BBC-se, ne shqip, eurodeputetja britanike, Sarah Ludford, thote se bllokimi i levizjes se lire te qytetareve nga ndonje vend anetar i Bashkimit Evropian, do te ishte nje hap prapa.



Megjithate ajo tha se votimi ne Parlament nuk do te thote se heqja e vizave eshte pune e kryer. Fjala e fundit ne kete proces i takon Keshillit te Ministrave te BE-se, ku perfaqesohen 27 vendet anetare te organizates.



Nderkohe Parlamenti Evropian ka nisur seancen plenare, e cila do te zgjase dy dite. Mes nje axhende te ngjeshur temash per diskutim, paraditen e se enjtes pritet edhe votimi i raportit te eurodeputetes Tanja Fajon per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.



Nderkaq Kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot ne mbledhjen e qeverise se PE-ja ne mbledhjen e neserme voton per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen, duke e cilesuar kete si arritjen me te madhe dhe realizimin e endrres se nje kombi te izoluar. Nderkohe qe sipas tij, ne nentor shpresohet te zyrtarizohet edhe vendimi.


Vota e neserme eshte nje pergjegjesi e madhe per ne, ne menyre qe gjithe agjensite tona te mbeten te angazhuara qe udherrefyesi te jene nje program i vazhdueshem pune- tha Berisha.
Ai sqaroi edhe njehere se qeveria franceze nuk kundershton procesin per heqjen e vizave, por kerkon garanci, qe qeveria shqiptare dhe autoritetet udherrefyesin e kane program te vazhdueshem pune.


Ne jemi gati te marrim cdo vendim, cdo investim apo praktike te domosdoshme- tha ai, duke ngarkuar ministrat te vazhdoje me me intensitet fushaten per sensibilizimin e qytetareve per detyrimet qe rrjedhin nga ky proces.
************


Franca kerkon garanci per vizat
Kryeministri Sali Berisha duke folur ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te PD-se, tha se titujt e mediave te vendit se Franca do te bllokoje procesin e liberalizimit jane trillime dhe se Franca eshte promotor i levizjes se lire dhe proceseve integruese.


Nderkaq rrjeti mediatik EurActiv duke iu referuar francezes Le Monde shkruan sot se Franca po mban pezull vizat per Shqiperine dhe Bosnjen.


Pak dite me pare e perditshmja Le Monde shkruante se Franca ka kritikuar Bashkimin e Evropian per ndjekjen e bisedimeve per liberalizimin e vizave per vendet e Ballkanit Perendimor, duke lene pas dore rreziqet qe lidhen me hapjen e kufijve te BE-se.


Le Monde citon Sekretarin francez te shtetit per Çeshtje Evropiane, Pierre Lellouche, i cili duke folur ne parlamentin francez me 29 shtator, e quajti politiken e vizave nje ceshtje te sigurise.


Lellouche ne fjalen e tij shtoi se do te kerkohet nje garanci nga Shqiperia dhe Bosnja para se ajo te hap driten jeshile per heqjen e vizave per keto vende.



'
Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Durres, grabitje me arme ne mes te qytetit

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Kronike - Lexuar : 50 here.
Durres, grabitje me arme ne mes te qytetitËshtë grabitur në mes të ditës një pikë këmbimi në qytetin ë Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në orën 15.00 në afërsi të vendit  të njohur  si ish-Lulishtja Grabitje me arme, foto arkiv 1 maj, ku ndodhet edhe tregu i dollarit  ku janë instaluar shumë axhensisë këmbimi. Nga të dhënat ë marra janë grabitur 40.000 euro në një pikë ku shërbenin 2 vetë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka konstatuar se grabitësit kanë qenë të armatosur dhe se person i grabitur...Lexo te gjithe artikullin »


» Vlore, plagoset 40-vjecari nga 2 vellezer
» Papa ngushellim per tragjedine e Himares
» Ambasadorja e re e Frances viziton Shkodren
» Elbasan, bie ne kontakt me rrymen elektrike, vdes 62-vjecari
» Hidhet nga kati i 4 i pallatit, vdes 41-vjecarja
» Ballsh, 20-vjecari vetehelmohet me fotoksine
» Greqi, operacioni “Fshesa” kthen 9 shqiptare
» Pezullohet licensa e “Kristal-it”
» Shkoder, i marrin pronen me gjykate, hyn ne greve urie
» Juristja amerikane Farse me fermeret Shkrelit

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit