Shtypi shqiptar online - Lajme dhe te reja !
Europa kercenohet nga ndarja, Britania kunder traktatit te BE

Publikuar me : 09.12.2011 Ne : Ekonomi dhe Biznes - 82 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

 Liderët europianë kanë rënë dakord për shtrëngimin e politikave fiskale në zonën euro, por nuk kanë arritur dot në një marrëveshje për të bashkuar të 27 vendet e Eurozonës në një traktat të ri të përbashkët për të përballuar krizën financiare.

 Pas dhjetë orë bisedimesh, hapat e bërë përpara janë shumë të limituar, me përjashtim të impenjimit të liderëve europianë për të punuar për një pakt të ri fiskal, term që u përdor për të përshkruar një regjim masash shtrënguese që do të sillnin izolimin e zonës euro nga kriza e borxheve.

Presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi, e ka cilësuar vendimin një  hap përpara drejt bashkimit fiskal, i konsideruar si i domosdoshëm deri në rimëkëmbjen e ekonomive të 17 vendeve të eurozonës.

Duke folur të premten nga Brukseli, Presidenti i Francës, Nikoas Sarkozi, informoi se është vendosur që 17 vendet e Eurozonës dhe 10 vendet e tjera jashtë saj që formojnë Bashkimin Europian do të punojnë për dy pakte të ndryshme.

Franca dhe Gjermania kanë lajmëruar se do të punojnë së bashku drejt krijimit të një traktari të ri financiar, në të cilin do të përfshihen sanksione për vendet që do të abuzojnë me financat e tyre.

Lëvizja franko-gjermane ka gjetur rezistencë midis vendeve si Britania, me pretendimin se redukton sovraniten kombëtar.

Sarkozy shpjegoi se mospërputhja me Britaninë qëndronte mbi disa pika, ku Londra kërkonte që të ishin opsionale dhe të ekzistonte mundësia e tërheqjes në të ardhmen. Ai hodhi tërësisht poshtë pretendimet se ndryshimet e reja në traktat janë duke formuar një Europë bipolare, të drejtuar nga aksi franko-gjerman.

Vendimi i Londrës për të mos u përfshirë në traktatin e ri për Europën u pasqyrua në bursat ndërkombëtare me një rënie të menjëhershme.

Komente

Mesa duket nuk ka ende asnje koment per kete artikull.
Shkruaje ti i pari nje koment !

Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shume

Publikuar me : 23.05.2012 Ne kategorine : Ekonomi dhe Biznes - Lexuar : 75 here.
Kriza ekonomike, biznesi shqiptar preket me shumeBiznesi shqiptar, foto arkiv Krizën ekonomike ata po e ndjejnë gjithmonë e më shumë janë bizneset. Në bazë të të dhënave fiskale për 4 mujorin e këtij viti vërehet se tatim fitimi, i cili është pasqyrimi i ecurisë ekonomike të bizneseve, është ulur ndjeshëm. Shifrat e raportuara nga Ministria e Financave mbi ecurinë e treguesve fiskal tregojnë se përsëri zëri i të ardhurave nga tatimi mbi fitimin mbetet zëri më negativ, çka nënkupton krizën financiare që po...Lexo te gjithe artikullin »


» Biznesi ne krize, bien me 18 perqind te ardhurat nga tatim-fitimi
» CEZ nuk po e shlyen borxhin ndaj KESH-it
» Kur shteti nuk paguan shtetin, sh.a-te i kane 40 mln dollare borxh buxhetit
» Greqia behet gati te kthehet tek dhrahmia
» Qeveria, kontroll karburantit pa akcize per kompanite e naftes
» Euro dhe cmimet e aksioneve pesojne renie
» Greqi, rriten eksportet shqiptare
» FMN-ja nderpret kontaktet me Greqine deri ne zgjedhjet e reja
» Ndryshon pagesa e “tatimit mbi fitimin”, tani behet deri ne fund tremujorit
» Dalja e Greqise nga Eurozona kushton 1 trilion dollare

Ndaj kete artikull me miqte e tu ne rrjetet sociale me te njohura :

Fjala jote vlen !

Stacione TV Shqip
Shiko TV Rrokum online falas! TV Rrokum
Shiko Lajme Top Channel online falas! Lajme Top Channel
Shiko KTV Live online falas! KTV Live
Shiko Lajme TVKlan online falas! Lajme TVKlan
Shiko SuperSonic Live online falas! SuperSonic Live
Shiko Ora News Live online falas! Ora News Live

Gazetat PDF
PDF Gazeta Shqip!
PDF Gazeta Koha Jone!
PDF Gazeta 55!
PDF Gazeta Tema!

Publicitet

Sherbime te tjera
Lidhu ne RSS
Sherbim per Webmasterat
Rezultate sportive Live
Termat e Perdorimit
Kontakte


Indeksi | Lajmet ne faqen tuaj | Shperndarje RSS | Reklamoni Faqen tuaj | Add to Google

VetemLajme.Com : Permbledhje e shtypit Shqiptar - Produkt i PikaWeb © 2007-2012
Kujdes : Artikujt e publikuar i perkasin autoreve perkates. Prane cdo artikulli gjendet dhe burimi origjinal. Per me teper lexoni Termat e Perdorimit