Publikuar me : 18.09.2011 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 84 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian përfunduan një takim dy-ditor duke arritur pak përparim në zgjidhjen e krizës në rritje të borxhit në Evropë. Ministrat nuk kanë rëndë dakord për një taksë mbi transaksionet financiare që mund të grumbullojnë të ardhura për BE-në.
Takimi përfundoi më herët se ç`ishte planifikuar ndërsa mijëra demonstrues u mblodhën në Vrosllav për të protestuar masat shtrënguese ekonomike. Shumë vende evropiane kanë marrë masa shtrënguese ekonomike ndërsa përpiqen të zgjidhin krizën financiare që po përhapet në 17 vende që përdorin euron.
Zyrtarët vonuan gjithashtu një vendim për t`i dhënë Greqisë 11 miliardë dollarë më shumë në hua emergjente, derisa Greqia të tregojë se po përmbush kushtet. Në ditën e dytë të takimit, Ministrat e financave diskutuan për taksën në transaksionet financiare, e cila mund të shtojë paratë për BE, ashtu siç duhet edhe të bëjnë bankat që të ndajnë barrën e tyre të shpëtimit me taksapaguesit.
Vjelja e kësaj takse mund të ndihmojë me të ardhura BE-në, por gjithashtu mund të bëjë që bankat të paguajnë shpenzimet masive të qeverisë për shpëtim gjatë krizës së viteve 2007-2009. Franca dhe Gjermania e mbështetën këtë, por Britania kundërshtoi, pasi Londra është qendra më e madhe financiare.