Publikuar me : 26.01.2012 Ne :
Ekonomi dhe Biznes - 53 Lexime. Origjina : Gazeta Shekulli

Gjatë takimit të sotëm të Ministrave të Financave të eurozonës, i është bërë thirrje Greqisë që të arrijë një marrëveshje me kreditorët e sektorit privat në ditët e ardhshme.
Ministrat deklaruan se kreditorët duhet të pranojnë një normë interesi më të ulët se 4 për qind në huatë që kanë ofruar për Greqinë. Ndërkohë, shefat e Financave konfirmuan se 130 miliardë eurot janë gati për vendin helen.
Megjithatë, ata i bënë thirrje Greqisë që të përshpejtojë reformat strukturore për të përforcuar ekonominë e saj dhe rritjen përpara se fondet të lëshohen.